10 veturat me motor të vogël por shumë të fuqishëm (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në epokën e turbo kompresorëve 150 kf për litër është vetëm fillimi.

Motorët e mëhershëm si p.sh. motori i famshëm i Honda S2000 gjeneronte maksimumi 118.5 kf për litër. Sot ky motor që dikur ishte në maje të listës nuk hyn as në top 15 motorët, transmeton Express. Në vazhdim po ju sjellim listën e top 5 motorëve të cilët gjenerojnë më shumë fuqi për litër.

10. Mitsubishi Lancer Evo X: 145.5 kf/litër

Ka motor 2.0 litër me turbo kompresor me 291 kf që i bie 145.5 kf/litër.

9. Audi S3/Audi TTS/Volkswagen Golf R: 146 kf/litër

Nëse zgjidhni ndonjërën nga Audi S3, Audi TTS apo Golf R ju do të keni të njëjtin motor 2.0 litër me 292 kf, që i bie 146 kf/litër.

8. Porsche 911 Turbo S: 147.5 kf/litër

Porsche është pak më e fuqishme se disa prej veturave në këtë listë falë motorit 3.8 litër me 560 kf, që i bie 147.5 kf/litër.

7. Volvo S60/XC60: 151 kf/litër

Me turbo kompresorët e fuqishëm kjo Volvo me motorin e saj 2.0 litër gjeneron 302 kf, që i bie 151 kf/litër.

6. Nissan GT-R Nismo: 157.9 kf/litër

I quajtur si “Godzilla”, ky Nissan është vërtetë i tillë. Me motorin 3.8 litër gjeneron 600 kf, që i bie 157.9 kf/litër.

5. Volvo XC90: 158 kf/litër

Ju mund të mendoni se ky motor ka densitet më të madh se Porsche, por jo, ky raport fuqie arrihet falë turbo kompresorëve të cilët nga motori 2.0 litër nxjerrin 316 kf, që i bie 158 kf/litër.

4. McLaren 650S: 168.7 kf/litër

Kjo super veturë mund të nxjerrë 641 kf nga motori 3.8 litër, që i bie 168.7 kf/litër.

3. Ferrari 488 GTB: 169.4 kf/litër

Edhe pse Ferrari është munduar që të shmangë turbo kompresorët kjo është një veturë me dy turbo kompresorë me motor 3.9 litër V8 me 661 kf, që i bie 169.4 kf/litër.

2. McLaren 675 LT: 175.3 kf/litër

Ky model nga McLaren arrinë të gjeneroj 666 kf me një motor 3.8 litër, që i bie 175.3 kf/litër.

1. Mercedes-Benz CLA 45 AMG: 177.5 kf/litër

Ky Mercedes nuk është më i shpejti në këtë listë por inxhinierët nga AMG kanë arritur që të shfrytëzojnë në maksimum turbo kompresorët duke gjeneruar 355 kf nga një motor 2.0 litër, që i bie 177.5 kf/litër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-veturat-me-motor-te-vogel-por-shume-te-fuqishem-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala