10 vetitë e mrekullueshme të qokollatës së zezë

Autori:Avdyl Pajaziti

  • Ka shumë vlera ushqyese 
    Çokollata e zezë me përmbajtje mbi 70% kakao është një burim i pasur me shumë vlera ushqyese, ndër të cilat edhe fibra, hekur dhe magnezium.
  • Është shumë e pasur me antioksidantë
    Çokollata e zezë ka shumë përbërës organikë dhe antioksidantë, të tilla si: polifenol, flavanol, katecin etj, që kanë efekte të mrekullueshme për shëndetin.
  • Përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe tensionin
    Falë përbërjes së lartë të flavonideve që gjenden në çokollatën e zezë, ajo ka ndikim në mirëqarkullimin e gjakut dhe balancimin e tensionit.
  • Ul rrezikun kardiak
    Bazuar në në studim të fundit të kryer në Suedi, njerëzit që konsumojnë sasi të vogla çokollate të zeze, kanë 30% më pak rrezik për ataket kardiake, krahasuar me personat që nuk e konsumojnë atë.
  • Mbron lëkurën nga dielli
    Përbërësit bioaktivë që gjenden në çokollatën e zezë janë shumë të mirë për lëkurën, pasi e mbrojnë atë nga dëmtimet e diellit, përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe e mbajnë atë të hidratuar.
  • Ndihmon kujtesën dhe aftësitë kognitive
    Studimet kanë treguar se çokollata e zezë ndihmon në furnizimin e vazhdueshëm të trurit me gjak, që është çelësi drejt një kujtese sa më të mirë si dhe për mirëfunksionimin e aftësive kognitive.
  • Ul stresin dhe përmirëson humorin
    Çokollata e zezë njihet për aftësitë e saj për të rregulluar humorin dhe për të ulur stresin.
  • Ndihmon në rënien në peshë
    Një studim i fundit i Universitetit të Kopenhagen nxorri përfundimin se çokollata e zezë me përmbajtje të lartë kakaoje ndihmon në rënien në peshë, pasi krijon ndjesinë e ngopjes.
  • Parandalon diabetin
    Flavonidet që gjenden në çokollatën e zezë ndikojnë në rritjen e oksidit nitrik, që është përgjegjës për rezistencën ndaj insulinës. Disa studime të kryera kanë provuar se njerëzit që konsumojnë rregullisht sasi të vogla çokollate të zezë janë më pak të prirur për tq qenë diabetikë, se njërëzit që e refuzojnë atë.
  • Ndalon diarrenë
    Kakoja ndihmon në rregullimin e diarresë duke e parandaluar apo ndaluar atë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-vetite-e-mrekullueshme-te-qokollates-se-zeze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala