10 vendet më të shtrenjta për tu vizituar

- Austria – listohet në vendin e 125-të për çmim të biletës dhe e 45-ta për akomodime të hotelit, me mesatare të dhomës 125,90 dollarë. Nafta kushton 6,84 dollarë për tri litra.
- Italia – listohet e 83-ta për çmim bilete, me dhoma të hotelit 170,50 dollarë për natë. Nafta 8,61 dollarë për tri litra.
- Suedia – një natë në hotelet e saj kushtojnë 159,80 dollarë. Nafta është me çmim 7,93 dollarë për tri litra.
- Danimarka – jetesa në këtë vend është goxha e shtrenjtë, çmimi për 3 litra naftë është 7.63 dollarë. Nata në hotelet e saj kushton 150,20 dollarë për natë.
- Izraeli – përndryshe që është në Lindjen e Mesme, nafta kushton 7,59 dollarë për 3 litra. Kurse, nata në Tel Aviv mesatarisht është 201,30 dollarë.
- Norvegjia – fluturimet për në Norvegji janë thuajse të lira, ajo listohet e 21 përsa i përket këtyre çmimeve, nata kushton mesatarisht 151,70 dollarë.
- Australia – biletat për në Sydeny janë gati më të shtrenjtat në botë. Akomodimet e hotelit janë rreth 162,30 dollarë. Ndërsa, nafta është paksa më e lirë 5,25 dollarë për tri litra.
- Franca – hyn në top 3, dhe për të qëndruar në një hotel të mirë Francez, të duhet të paguash rreth 219,80 dollarë për natë. çmimet e naftës janë 7,21 dollarë për 3 litra.
- Britania e Madhe – më lirë ju bie të udhëtoni me autobus, apo me veturë, pasi që biletat për në BM janë më të shtrenjtat në botë. Hotelet janë paksa më të lira me 139,10 dollarë për natë.
- Zvicra – është vendi më i shtrenjtë në botë për vizitë. Bileta nuk janë të lira, ndërsa hotelet janë 241,60 dollarë për natë. Nafta është 7,10 dollarë për 3 litra. Edhe pse ka vende të bukura turistike, në qoftë se vendosni ti vizitoni ato, mos harroni ti mbushni xhepat me para.