10 vendet më të mira për të jetuar

InterNations, është rrjeti më i madh botëror i njerëzve që punojnë jashtë vendlindjeve të tyre.
Kohën e fundit ata kanë realizuar një hulumtim dhe kanë anketuar rreth 14.400 emigrantë nga e gjithë bota për t’i pyetur se cili është vendi më i mirë për të jetuar.
Të anketuarit u përgjigjën në pyetjet në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës së përditshme, të tilla si: cilësia e jetës, jeta familjare, financat personale e kostoja e jetesës.
Ndoshta vendet që menjëherë iu shkojnë ndër mend kur flitet për vendet më të mira për të jetuar janë Franca, Japonia e Britania e Madhe po ky hulumtim paraqet vende tërësishtë tjera.
Më poshtë mund të shikoni listën prej 10 vendeve më të mira për të jetuar.
- Panama
- Ekuadori
- Meksiko
- Kanada
- Malta
- Luksemburgu
- Singapor
- Australia
- Zelanda e Re
- Tajlanda