10 vendet më të bukura që duhet vizituar patjetër

Autori:Zekirja Shabani

Bota ka vende të  mrekullueshme. Secila prej tyre merton të  vizitohet dhe kërkon vëmendjen e të  gjithë  turistëve, të  paktë njëherë  në  jetë. Në  vazhdim do të  gjeni 10 nga vendet më  të  bukura (sugjerime turistike) që  ekzitojnë  aktualisht në  botë

10950252_10203725402958058_2139794195_o (1)

  1. Është e pamundur të ecësh përmes tunelit të luleve shumëngjyrëshe Wisteria në Kopshtet Kaw achi Fuji në Kitakyushu (Japoni), pa imagjinuar një princeshë elegante dhe një kalë të bardhë. Një anëtar i familjes bizele, Wisteria është një lule dekorative, shumë e përhapur në të dy pjesët, lindore dhe perëndimore, për lulet e saj të këndshme dhe të varur, me degët dredha-dredha. Sigurohuni që t’i vizitoni në pranverë, gjatë “Matsuri Fuji”, ose “Wisteria Festival”, kur tuneli magjik është në lulëzim të plotë.

10939612_10203725403278066_1615005835_o (1)

  1. Cinque Terre është pjesë e bregdetit në rajonin Liguria të Italisë. Tarracat e ndërtuara mbi peizazhin e thyer janë një tërheqje popullore turistike. “The Five Lands” është e përbërë nga 5 fshatra: Monterosso al Mare, Vernazza, Corniglia, Manarola, dhe Riomaggiore. Vija bregdetare, 5 fshatrat dhe kodrat janë pjesë e Parkut Kombëtar Cinque Terre dhe Zonë e Mbrojtur nga UNESCO.

3

  1. Hoteli Magic Mountain është pikërisht ajo cka ju mendoni se është. Ky është një hotel i formuar si një mal që nxjerr ujë nga lart. Hoteli është i vendosur në Huilo Huilo, një Rezervat Natyror private në rajonin e Rios Los së Kilit, por dhe nje projetk ekoturizmi.

4

  1. Pylli i kaluar (The Crooked Forest ) ndodhet jashtë Now e Czarnow o, West Pomerania, Poloni. Pylli përmban rreth 400 pisha me trungjet e kërrusur. Ata u mbyllën diku nga viti 1939, por arsyeja pse u rritën të shtrembër është ende e panjohur.

5

  1. Pemët gjigande që rrethojnë këtë tunel të vjetër të trenit të vendosur në Kleven, Ukrainë krijojnë këtë vend magjik. Vendasit e quajnë “Tuneli i Dashurisë” pasi është një vend popullor për çiftet për të vizituar.

10876850_10203725410038235_1868847400_o (3)

  1. Ujërat termalë të Lagunës Blu në Islandë janë të krijuara nga njeriu, por burimet janë ngrohur natyrshëm me aktivitetin vullkanik në ishull. Burimet janë veçanërisht të bukur në dimër, të shoqëruar me dëborë, dhe uji është vërtetë i shëndetshëm. Më e mira është të keni shansin e përjetimit të performancës gala të Borealis Aurora (Dritat e Veriut), që gjendet jashtë qytetit.

termal

  1. Kanionet e akullt në Grenlandë u gdhendën nga shkrirja e ujërave dhe janë të thellë rreth 45 metra.

re

  1. Piramida është më i larti shkëmb mbi det. Ajo është mbetje e një vullkani, formuar rreth 7 milion vjet më parë, e lartë 562 metra dhe e vendosur në juglindje të ishullit Lord Hoëe në Oqeanin Paqësor.

peshk

  1. Kompleksi më i madh i shkëmbinjve koralorë në botë është është i vendosur në Detin Coral, në brigjet e Queensland, Australi. Ky është aq i madh, sa mund të shihni atë nga hapësira e jashtme. Kompleksi është një destinacion shumë i popullarizuar për zhytësit dhe turistët.

ujvar

  1. Parku Kombëtar i Liqenit Plitvice është parku më i vjetër në Evropën Juglindore por dhe më i madhi në Kroacia. Parku është i mbushur me gjelbërim, laguna të bukura dhe ujëvara të mrekullueshme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-vendet-me-te-bukura-qe-duhet-vizituar-patjeter/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala