10 vendet ku njerëzit nuk sëmuren

Autori:Avdyl Pajaziti

Ekzistojnë vende, ku përhapja e sëmundjeve më të zakonshme është shumë e ulët. Ja cilat janë ato dhe arsyet përse ndodh kjo.

Pekini
Vendasit në Pekin shumë rrallë preken nga artriti. Sipas të dhënave, kjo lidhet me faktin se niveli i obezitetit apo problemet me peshën në Kinë është shumë i ulët.

Meksika
Vendasit në Meksikë nuk vuajnë nga rritja e kolesterolit. Në Meksikë, problemet me kolesterolin apo sëmundjet e zemrës janë pothuajse inekzistente. Kjo vjen si rrjedhojë e dietës ushqimore që mban popullata e këtij vendi, e cila përmban ushqimet vendase, siç janë: misri, fasulet, kungulli.

Japonia
Japonezët preken shumë pak nga problemet me depresionin. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e faktit se meshkujt japonezë nuk e pranojnë apo nuk e raportojnë gjendjen e tyre depresive.

India
Indianët veriorë kanë norma të ulëta të sëmundjes së alzheimerit. Sipas ekspertëve, kjo vjen nga dieta e pasur me karbohidrate, yndyra të shëndetshme, fasule dhe pak mish. Pjesë e dietës është edhe përdorimi i pluhurit të tumerikut.

Nigeria
Nigeria ka nivelin më të ulët të sëmundjeve kancerogjene në botë. Arsyeja se përse ndodh kjo, nuk është shumë e qartë, por sipas studimeve përdorimi i produkteve vendase dhe ushqimeve të gatuara në shtëpi, e ulin riskun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene.

Sardenja
Sardenja ka shkallën më të lartë të banorëve që kanë jetuar deri në moshën 100-vjeçare. Sekreti është një kombinim i dietës (fruta, perime, vaj ulliri, hudhra dhe pak mish) dhe stilit të jetesës (njerëzit punojnë deri në moshën 90-vjeçare) dhe gjenetikës.

Kina
Kina ka nivelin më të ulët të personave të prekur nga kanceri i prostatës. Arsyeja mund të jetë dieta (përfshin kryesisht çajin jeshil), stërvitja apo gjenetika.

Egjipti

Egjiptianët preken shumë rrallë nga sëmundja e parkinsonit. Si rrjedhojë e mosekspozimit të tepruar ndaj pesticideve apo kimikateve.

Vendet myslimane
Vendet myslimane preken rrallë nga kanceri i lëkurës. Kjo sepse tradicionalisht pjesën më të madhe të kohës janë të mbuluar, duke qenë të mbrojtur nga dielli. Ata gjithashtu nuk shkojnë në plazh dhe nuk e ekspozojnë trupin në diell.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-vendet-ku-njerezit-nuk-semuren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala