10 ushtritë më të fuqishme

Autori:Avdyl Pajaziti

Është gjithmonë gallatë kur vjen puna tek diskutimet për luftërat e mundshme mes vendeve imagjinare, sidomos kur ke edhe fakte për debat.
Më poshtë keni listën e 10 ushtrive më të mëdha në botë, sipas “Global Firepower”, e cila ndjek fuqitë ushtarake përmes burimeve publike.

1

SHBA

Nuk ka asnjë surprizë këtu! SHBA-të shpenzojnë 577 miliardë dollar për mbrojtjen çdo vit, gati katër herë më shumë se sa kina e cila ka një buxhet prej 145 miliardë dollarë. SHBA-të kanë më pak se India dhe Kina numër ushtarësh, por ajo është superiore në fuqinë ajrore dhe ka flotën sa të gjitha vendet tjetër bashkë.

1

Rusia

Rivali i Amerikës në Luftën e Ftohtë ende ka një forcë të rëndë goditëse. Rusia ka një numër të madh armësh, dhe gjithashtu ka një flotë gjigante dhe është një nga prodhueset më të mëdha të naftës. Ajo renditet e katërta sa i takon numrit të personelit ushtarak.

1

Kina

Kina është vendi i dytë me buxhetin më të madh ushtarak, e treta për avionmbajtëset, e dy ta për forcën e tankut dhe me numrin më të madh të personelit ushtarak.

1

India

Renditja e Indisë në këtë pozicion ka të bëjë shumë me numrin e madh të forcës së madhe të punës dhe numrit të madh të shërbimit ushtarak. Ajo ka një avionmbajtëse të konsiderueshme, tanke dhe flotë ushtarake. Vuan nga konsumi i madh i naftës dhe prodhimi i vogël.

1

Britania e Madhe

Pavarësisht numri të vogël të tankeve, avionëve dhe personelit ushtarak, Britania e Madhe është në këtë pozicion pasi ka marinën e pestë në botë dhe e gjashta sa i takon buxhetit më të madh ushtarak. Ushtria britanike ndihmohet dhe nga pozicioni gjeografik dhe është e vështirë për një pushtues që të sulmojë një ishull.

1

Franca

Franca nuk ka ndonjë numër impresionues anijesh, avionësh dhe tankesh, por ajo ka pajisje moderne dhe shumë të afta. Avionët “Mirage” dhe “Rafale”, heliko0pterët “Tigër”, tanket “LeClerc” dhe i vetmi transportues i armëve nukleare jashtë SHBA-ve, janë muskujt e ushtrisë franceze. Franca prodhon dhe furnizimet për ushtrinë e saj, dhe kjo do të thotë se do ta mbronte veten në një luftë të gjatë.

1

Koreja e Jugut

Koreja e Jugut është vendi i gjashtë sa i takon numri të ushtrisë në proporcion me popullsinë, e gjashtë sa i takon avionmbajtësve dhe e teta për flotën. Kërcënimi i saj është Koreja e Veriut, dhe pavarësisht se ka flotën më të madhe për nga numri i anijeve por është e dobët për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe ka personel të pastërvitur.

1

Gjermania

Gjermania ka një imazh të mirë për shkak të ekonomisë së fortë, shpenzimeve ushtarake dhe stërvitjes së mirë. Por, pozicioni i saj në fakt është më i dobët se sa duket në letër. Ajo konsumon më shumë naftë se sa prodhon dhe ajo e importon atë nga Rusia. Gjithashtu ka edhe një problem të madh me armët e saj standarde.

1

Japonia

Japonia do të renditej më mirë nëse populli i saj do të ishte më e dhënë pas luftës. E gjashta sa i takon shpenzimeve, ajo është e shtata sa i takon forcës ajrore dhe e katërta për marinën.

1

Turqi

Turqia ka një numër të madh të popullsisë në moshë për të marrë pjesë në ushtri dhe një forcë të madhe nga tanket. Ajo po përmirëson flotën e saj. Dhe përgatitje e Turqisë për luftë janë bërë urgjente pasi ISIS qëndron pas dere.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-ushtrite-me-te-fuqishme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala