10 ushqimet superhidratuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Në këto ditë të nxheta të verës trupi i njeriut ka nevojë për shumë hidratim.

Një rëndësi të veçantë ka fakti se 20% e marrjes së lëngjeve realizohet përmes ushqimeve, veçanërisht frutat dhe perimet.

Këto ushqime superhidratuese kanë në përbërje të tyre 80-90% ujë.

1. Kastraveci

Kastraveci është i vetmi ushqim që përbëhet nga 97% ujë, ka fibra dhe pak vitamin C. Rekomandohet të hahet i tillë ose duke e pasuruar ujin e pijshëm me feta të prera kastraveci dhe feta limoni e xhinxher.

2. Speci jeshil

Versioni i tyre jeshil përmban 93% ujë, gjithashtu këto janë të pasura me antioksidues dhe vitaminë C.

3. Domatet

Domatet i njohim për likopenët e tyre të famshme si antikancerogjene, por ato janë dhe një burim shumë i mirë vitaminash e mineralesh, perveçse dhe na ofrojnë hidratim për trupin tonë.

4. Dredhëzat

Shumë prej nesh i njohin si fruta afrodiziake apo si maska bukurie për zbardhjen e smaltit. E pasur në vitaminë C, folate dhe antioksidante si dhe me një përbërje prej 92% ujë. Dredhëza është një burim hidratimi me shije të këndëshme edhe për organizmin.

5. Papaja

Plot fibra dhe 88% ujë, papaja është shumë e pasur në vitaminë C dhe enzima. Papaj ndihmon dhe në tretjen e ushqimit.

6. Shalqiri

Shumë kush ardhjen e verës e simbolizon më një fetë të freskët shalqi, i këndshëm në shije, 85% i përbërë prej ujit…, i pasur në vitaminë C.

7. Ananasi

I verdhë së diellit, i freskët dhe i shijshëm ananasi ka shumë benefite për organizmin. Përveçse i pasur në ujë rreth 85% ai ndihmon shumë në uljen e kolesterolit, stabilizimin e shqerit në gjak dhe deri diku edhe një dietik i mirë për ata qe duan të humbasin në peshë.

8. Kungulli jeshil

Kungulli i freskët ka 83% ujë, burim i vitaminës C, kaliumit dhe manganit, mikroelement shumë të rëndësishëm të kungulli. Gjithashtu, është edhe një burim i shkëlqyer hidratimi.

9. Pjepri

¼ e pjeprit siguron furnizimin ditor të organizmit për vitaminën A dhe C,… I përbërë prej 80% ujë ai kontribuon ndjeshëm në furnizimin e organizmit me ujë.

10. Rrepat e kuqe

Shumë të vogla por dhe shumë të pasura me antioksidantë, minerale, vitamina. Rrepat kanë në perbërje të tyre 95% ujë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-ushqimet-superhidratuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala