10 telefonat më popullorë

Autori:Avdyl Pajaziti

popullorë.

Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Gjatë javës që shkoi nuk janë zbuluar shumë telefona të rinj dhe më shumë informacione ka pasur për Motorola Moto G (gjenerata e tretë) dhe Samsung Galaxy Note 5.

Tri vendet e para mbeten të pandryshuar këtë javë, me Micromax Canvas Sliver 5 që kryeson listën, pasuar nga Galaxy Grand Prime dhe Lenovo K3 Note, në vend të dytë dhe të tretë, respektivisht.

Samsung Galay J7 dhe J5, të cilët u hodhën në tregun indian më 16 korrik, janë mirëpritur shumë mirë, duke pasur parasysh edhe interesimin e vizitorëve të uebsajtit GSMArena.

Versioni më i madh, Galaxy J7 me ekran 5.5 inç, është listuar në vend të katërt, ndërsa Galaxy J5 në vend të gjashtë, ndërsa mes tyre është vendosur Galaxy S6.

Më poshtë listës kemi Asus Zenfone 2 ZE551ML, i cili ka qenë pjesë e listës për shumë kohë. Galaxy A5 është në vend të tetë, pasuar nga Apple iPhone 6. Listën e kësaj jave e mbyll sërish një pajisje e Samsung-ut, Galaxy E7 me ekran 5.5 inç.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-telefonat-me-popullore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala