10 telefonat më popullorë të javës

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre nga telefonat më të shumëpritur për 2015-ën u prezantuan në Kongresin Botëror të Telefonave, prandaj kryesojnë edhe listën e kësaj jave për 10 telefonat më trendi. Këto ndryshime ndërprenë dominimin e Samsung-ut nga java e kaluar, ku pajisjet e gjigantit korean zunë 9 nga 10 vendet.

Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Një sërë informacionesh dhe spekulimesh rrodhën për Galaxy S6 para se ai të bëhej zyrtar, duke e renditur atë në dhjetëshen e telefonave më popullorë për disa javë rresht. Tani që ai është prezantuar zyrtarisht, interesi i vizitorëve të faqes GSMArena është rritur edhe më shumë, prandaj këtë javë është renditur në vend të parë. Pas tij vjen Galaxy S6 edge, ndërsa në vend të tretë është HTC One M9.

Në listën e kësaj jave bën pjesë edhe iPhone 6 i Apple-it, i cili u rëndit në vend të shtatë, dhe kjo për shkak të krahasimeve të shumta që i janë bërë këtij telefoni me Galaxy S6 dhe One M9. Këtë javë kemi edhe një pajisje të re, Samsung Galaxy E7, një version me parametra mesatarë i Galaxy A7.

1234

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-telefonat-me-popullore-te-javes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala