10 të vërteta që i harrojmë

– Të qenurit nxënë nuk nënkupton që je produktiv – shikoji të gjithë përreth teje. Të gjithë duken të zënë – duke shkuar nga takimi në takim dhe me dërgimin e emaileve. Por, sa prej tyre janë duke qenë produktiv?
– Suksesi i madh është i paraprirë nga dështimi – kurr nuk do të përjetosh sukses derisa të mësohesh ta përqafosh dështimin. Gabimet tua të shtrojnë rrugën për sukses.
– Frika është burimi nr.1 i pendimit – kur të gjitha të kryhen dhe të përfundojnë, do ti vajtosh shanset që nuk i morre. Mos u frikëso të ndërmarrësh rreziqe.
– Vlefshmëria jote duhet të vijë nga brenda – kur sensi yt i kënaqësisë dhe i qejfit përfitohen nga krahasimin i vetes me të tjerët , nuk je më i zoti i vetvetes. Kur ndihesh mirë për diçka që ke bërë, mos lejo që opinionet apo të arriturat e dikujt ta rrënojnë atë ndjenjë.
– Ti je i mirë aq sa janë ata që të rrethojnë – duhet të mundohesh ta rrethosh veten me njerëz që të inspirojnë, njerëz që të motivojnë për të arritur më shumë. Por, njerëzit që të tërheqin poshtë, pse i mban në jetën tënde?
– Jeta është e shkurtër – asnjë prej nesh nuk është i garantuar se do të jetojë deri nesër. Dikush vdes papritur dhe na bën që të mendojmë se çka ka vlerë në jetën tonë: si të kalojmë kohën, çka është me rëndësi për mua, dhe si i trajtojmë të tjerët.
– Nuk duke të presësh për kërkim falje për të falur – jeta kalon më e qetë kur e largon mërinë dhe i fal madje edhe ata që kurr nuk kërkojnë falje.
– Ti po jeton rrugën që i ke paraprirë – ti nuk je viktimë e rrethanave. Askush nuk mund të detyrojë që të marrësh vendime dhe veprime që janë kundër vlerave dhe aspiratave tua.
– Jetoje momentin – nuk mund të arrish potencialin e plotë përderisa të mësohesh të jetosh jetën në të tashmen.
– Ndryshimi është i paevituar – përqafoje – vetëm kur të përqafosh shansin e ardhur mund ta gjesh mirësinë në të. Të duhet të kesh mendje dhe krah të hapur për ti përqafuar ndryshimet që vijnë.