10 të pa njohura për dënimin me vdekje

Autori:Avdyl Pajaziti

Sa persona dënohen me vdekje në botë përgjatë një viti. Cilat janë vendet ku xhelatët kanë më shumë punë. Cilat janë veprat që ndëshkohen me vdekje dhe mbi të gjitha, a shërben dënimi me vdekje për të luftuar krimin.

1. Në vitin 2014 në të gjithë botën janë dënuar me vdekje 2.466 persona ndërsa 19 mijë janë në pritje te ekzekutimit.

2. Sipas Amnesty International, dënimi me vdekje nuk është në gjendje të luftojë krimin. Sipas saj, nuk ka prova që e vërtetojnë këtë.

3. Vendet me më shumë ekzekutime në botë janë Kina, Irani, Iraku, Arabia Saudite dhe SHBA.

4. Jo të gjitha dënimet me vdekje ekzekutohen, ka shumë raste kur dënimi me vdekje anulohet.

5. Vendi i parë në Europë ku është hequr me ligj dënimi me vdekje është Dukati i Madh i Toskanës, në vitin 1786. Në atë kohë, dënimi me vdekje u konsiderua si një veprim prej barbari.

6. Në SHBA, nga dita e dënimit, deri tek dita e ekzekutimit mesatarisht kalojnë 5757 ditë.

7. Profesionet që kanë pasur të dënuarit me vdekje në SHBA, nga viti i largët 1600 e deri në vitin 2002, janë ai i “skllavit” 11.5% të totalit, punëtorë ne 3.8% të rasteve, ushtarë, gangster, piratë, klounë dhe playboy madje.

8. Në Kaliforni, për të dënuarit me vdekje shteti shpenzon nga 180 milion deri në 300 milion dollarë në vit. Pesha me e madhe e shpenzimeve është e lidhur me ato të gjykimit për shkak teë shtyrjes pa mbarim të seancave.

9. Në SHBA, ekzekutimi më i përdorur është karrigia elektrike, pas saj është ai me ingjeksion.

10. Ligji parë që parashikonte edhe dënimin me vdekje është i vitit 1772 Para Krishtit dhe përmblidhej në 282 ligje të Code of Hammurabi­t.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-te-pa-njohura-per-denimin-me-vdekje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala