10 të lënduar në një aksident në Prizren

Në fshatin Hatmaxhe të Prizrenit ka ndodhur një aksident që si pasojë ka lënë dhjetë persona të lënduar.
Policia e Kosovës njofton se në mesin e të lënduarve ishin katër meshkuj dhe gjashtë femra.
Njëri prej të lënduarve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm, të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Klan Kosova.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.