10 statujat më të famshme në botë

Autori:Zekirja Shabani

Most famous statues: Statue Of Liberty

– Statuja e Lirisë, New York, Shtetet e Bashkuara – E vendosur në ishullin Liberty në Manhattan, statuja erdhi më 28 tetor 1886, si një dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga populli i Francës. Ajo i është dhënë SHBA-së dhuratë për të festuar 100 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara. Statuja është një ikonë e lirisë dhe një sinjal i mirëpritje për emigrantët që vijnë nga jashtë.

Most famous statues: Christ the Redeemer on Corcovado mountain

– Krishti Shpëtimtar, Rio de Janeiro, Brazil – Është konsideruar si statuja më e madhe Art Deco në botë dhe statuja e 5-të e Jezusit më e madhja në botë. Ajo është 30 metra e gjatë, duke mos përfshirë 8 metra të bazamentit të saj, dhe krahët e saj janë 28 metra të gjerë. Ajo është e vendosur në majen 700 metra të malit Corcovado. Statuja është bërë një ikonë për Rio de Janeiro dhe është monumenti më i famshëm i Brazilit. Ajo u ndërtua mes viteve 1926-1931.

The Great Sphinx Of Giza, Egypt
– Sphinx i Madh i Gizës, Egjipt – Zakonisht e referuar si Sfinks, është një statujë gëlqerore e një krijesë mitike me trupin e luanit dhe me kokë të njeriut. Ai qëndron në perëndim të lumit Nilë në Giza, Egjipt. Kjo është statuja më e madhe monolite në botë,  73.5 metra e gjatë, 19,3 metra e gjerë, dhe 20,22 m e lartë. Besohet se është ndërtuar nga egjiptianët e lashtë rreth 2558-2532 para Krishtit.

Most famous statues: Moai, Easter Island
-Moai, Ishulli i Pashkëve – Figura monolite të njeriut të gdhendura nga populli Rapa Nui në shkëmb në mes të viteve 1250 dhe 1500. Pothuajse të gjitha Moai kanë kokat tepër të mëdha  rreth 3 të 8 e madhësisë së tërë statujës. Moai më i lartë, i quajtur Paro, ishte gati 10 metra i lartë dhe peshonte 75 ton. Statuja më e rëndë është një moai i shkurtër që peshon 86 ton dhe është një skulpturë e papërfunduar, në qoftë se do të përfundohej, do të kishte qenë rreth 21 metra e gjatë me një peshë prej rreth 270 ton.
Most famous statues: David statue

– Statuja David, Itali – David është një skulpturë kryevepër e Rilindjes e krijuar në mes të 1501 dhe 1504, nga artisti italian Michelangelo. Statuja është një mashkull nudo prej mërmëri 5,17 metra e gjatë.. Statuja përfaqëson heroin biblik Davidin. Statuja është e vendosur në Accademia Gallery në Firence nga viti 1873.

Olmec colossal heads, Mexico
– Kokat kolosale Olmec, Mexico – Olmec ishin një qytetërim i lashtë para-kolumbian që jetonin në ultësirat tropikale të Meksikës jug-qendrore, në shtetet që sot quhen  Veracruz dhe Tabasco në Meksikë.
Qytetërimi Olmec lulëzoi afërsisht nga 1400 pes në 400 pes. Karakteristika më e njohur e qytetërimit Olmec janë helmetat e mëdha. Krerët mendohet të jenë portrete të sundimtarëve, 17 koka kolosale janë gjetur, dhe ata shkojnë në madhësi nga më e larta në 3.4 m deri në më të shkurtrën 1,47 m.
The tallest non religious statue in the world - The Motherland Calls

– Thirrja e Mëmëdheut, Volgograd, Rusia  – Thirrja e Mëmëdheut është një statujë në Volgograd (e njohur dikur si Stalingrad) për të përkujtuar betejën e Stalingradit. Ishte statuja më e madhe në botë në vitin 1967 (85 metra e gjatë), është statuja më e madhe jo-fetare. Krahasuar me statujat më të larta, Thirrja e Mëmëdheut është dukshëm më e ndërlikuar nga pikëpamja inxhinierike. 200 hapa, që simbolizojnë 200 ditët e betejës së Stalingradit të udhëhequr nga thellësia e kodrës tek monumenti.
The Thinker by Auguste Rodin - known world wide

– Mendimtari – Një skulpturë bronzi nga Auguste Rodin. Statuja tregon një mashkull të rënë thellë në mendime, dhe është përdorur shpesh si një imazh për të përfaqësuar filozofinë kurse është e gjatë 1.86 m.

The Little Mermaid in Copenhagen - just 1.25 meters tall

Sirena e vogël, Danimarkë – Një statujë bronzi që përshkruan një sirenë, në Kopenhagë, Danimarkë. Bazuar në përrallë me të njëjtin emër nga Hans Kristian Andersen, statuja e vogël është një ikonë e Kopenhagenit dhe ka qenë një atraksion i madh turistik që prej 1913. Statuja ulet në një shkëmb në port dhe ka një lartësi prej vetëm 1.25 m.

 The Terrace of the Lions, Delos Island, Greece
– Terrasa e Luanëve, Delos Island, Greqi – Ishulli i Delosit është një nga vendet më të rëndësishme mitologjike, historike dhe arkeologjike në Greqi. Terrasa e Luanëve ishte dedikuar për Apollonin nga populli i Naksos pak para 600 pes dhe fillimisht kishte 9 deri në 12 luanë mermeri . Por vetëm 5 mbijetuan dhe ka edhe fragmente të 3 të tjerëve. Origjinalet u dërguan në Muzeun Delos në vitin 1999.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-statujat-me-te-famshme-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala