10 shtetet me karakteristikat më të bukura

Autori:Avdyl Pajaziti

1. Katari, vendi me të ardhurat më të larta për frymë

Vendi më i pasur në botë, duke folur në termat e të ardhurave për frymë, është Katari, kjo sipas të dhënave të përditësuara në tetor të vitit 2014. Katarin e ndjekin Luksemburgu dhe Singapori. Për sa u takon vendeve të Europës, si më të pasura renditen Gjermania, Franca dhe Anglia.

2. Islanda, vendi më i pastër në botë Universiteti

Yale dhe ai i Kolumbias kanë kryer disa studime për të zbuluar se cilat janë vendet më të pastra në botë, duke u bazuar te tregues të tillë si cilësia e ajrit dhe ujit, ndikimi i mjedisit te shëndeti i qytetarëve etj. Nga një klasifikim nga 1 deri në 100, Islanda qëndron në vendin e parë, me një përqindje pastërtie prej 93,5%. Pikat e forta në këtë vend janë në fakt zonat e mbrojtura natyrore, hapësirat e mëdha me ujë të pastër dhe kujdesi i veçantë i këtij vendi për shëndetin në përgjithësi.

3. Japonia, shteti me plazhet më të çuditshme

Nëse do të bënit një udhëtim në Hoshizuna no Hama, në ishullin Iriomote, në Japoni, do të shihni diçka të mahnitshme. Hoshizuna no Hama, në fakt, do të thotë “plazh me rërë yjesh”, dhe është pikërisht kjo lloj rëre që gjendet në këtë plazh të Okinavas. Yjet e rërës janë mbetje të organizmave njëqelizorë që jetojnë në këtë territor të tyrin.

4. Kili, shteti me klimën më të butë

Sipas revistës së meteorologjike “Weatherwise”, qyteti me klimë më të favorshme në botë është Viña del Mar, në Kili. Ndoshta ne na duket si e pabesueshme, por temperatura maksimale shkon në 24 gradë Celsius në janar, ndërsa minimalja 15 gradë në korrik.

5. Zelanda e Re, shteti më i favorshëm për femrat

Së fundmi “The Economist” ka kryer studime për të hartuar një klasifikim të vendeve ku femrat janë të barabarta me burrat për sa i takon pagesës në punë, shkallës së pjesëmarrjes si fuqi punëtore, shpenzimeve në kujdesin e fëmijëve dhe shumë tregues të tjerë. Në krye të këtij klasifikimi doli Zelanda e Re, e ndjekur më pas nga Finlanda dhe Zvicra. Ndërkohë vendet që kanë më të lartë numrin e të punësuarve burra janë Arabia Saudite dhe Ekuadori.

6. Kanadaja, vendi me numrin më të lartë të të diplomuarve (51%)

“24/7 Wall St” ka kryer një hulumtim për vendet më të shkolluara, ose e thënë ndryshe për shtetet me numrin më të madh të shtetasve të cilët kanë kryer universitetin, bazuar në studimet e mëparshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kanadaja u identifikua si e para në këtë drejtim, me 51% të popullsisë, të diplomuar.

7. Islanda është edhe vendi më paqësor në botë

Që nga viti 2006, Indeksi i Paqes Globale ka përcaktuar konceptin e vështirë për t’u shpjeguar, “paqe”, si “mungesë e dhunës”, i cili manifestohet në kulturën e vendit dhe në format e tij institucionale në lidhje me dhunën. Në lidhje më këta tregues, vendi më “paqësor” i botës është Islanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Zelanda e Re. Nga ana tjetër, vendet më pak paqësore, kanë rezultuar të jenë Somalia, Afganistani dhe Sudani.

8. Shteti në të cilin bëhet më shumë seks është Greqia

Mediat angleze kanë kryer një studim interesant dhe të veçantë, duke u bazuar te të dhënat e regjistruara nga “Durex”: evidentimi i vendeve se ku kryhen më shumë marrëdhënie seksuale. A janë francezët e romantizmit? Po italianët të dashuruarit latinë? Mbase, por në vend të parë kanë nxjerrë grekët, tre e katërta e të cilëve kryejnë rregullisht seks një herë në javë.

9. Kuzhina italiane konsiderohet nga shumë vende si më e mira në të gjithë botën

Në këtë lloj pozicioni, sipas gjermanëve dhe anglezëve, në krye gjendet kuzhina italiane dhe në veçanti ajo romane. Edhe amerikanët dhe francezët i çmojnë shumë pjatat italiane.

10. Në Kolumbi jetojnë njerëzit më të lumtur

Çfarë mund të kërkojnë qeniet njerëzore si frymëzimin më të madh në jetë veç lumturisë? Në këtë lloj liste të veçantë nuk mund të mungonte as shteti më i lumtur në botë, i cili sipas Shoqatës Ndërkombëtare WIN/Gallup, është në vendin e parë të “Barometrit Global të Shpresës dhe Lumturisë”. Studimi është kryer duke vëzhguar veçmas 54 vende; gjëja më mahnitëse është se lumturia e kolumbianëve është dyfish më e madhe se sa mesatarja e lumturisë së gjithë globit!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-shtetet-me-karakteristikat-me-te-bukura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala