10 shtëpitë më të shtrenjta të VIP-ave

Të gjithë do të donin të jetonin në një shtëpi “ëndrrash”, me pishinë, fusha tenisi dhe futbolli, me një kopsht të mrekullueshëm…pikërisht si në shtëpitë e VIP-ave! Më poshtë do të njiheni me 10 shtëpitë më të shtrenjta të tyre! Shikim të këndshëm!
10. OPRAH WINFREY
Ajo është një nga më të paguarat në botë dhe në fakt ka këtë shtëpi e cila kushton plotë 50 milionë dollarë!
9. KIM KARDASHIAN E KANYE WEST
Si ju duket kjo shtëpi? Kushton vetëm 11 milionë dollarë!
8. ASHTON KUTCHER
Jo keq edhe shtëpia e Ashton Kutcher! Ajo kushton 20 milionë dollarë!
7. JENNIFER ANISTON
A keni parë ndonjëherë shtëpi më të bukur se kjo? E mbi të gjitha, shikoni sa shumë panele diellor! E gjitha është pronë e të bukurës Jennifer Aniston! Shtëpia kushton 42 milionë dollarë!
6. ARNOLD SCHWARZENEGGER
Prona e aktorit amerikan Arnold Schwarzenegger ka kushtuar plotë 23 milionë dollarë!
5. RIHANNA
Mjafton të shohësh këtë shtëpi kaq të bukur që është ndërtuar prej 12 milionë dollarësh për të kuptuar se këngëtarja Rihanna trajtohet shumë mirë!
4. TIGER WOODS
Kjo është rezidenca e Tiger Woods, kampionit të famshëm të golfit: një perlë 40 milionë dollarëshe!
3. WILL SMITH
Kjo shtëpi fantastike, që gjendet në Malibu (Kaliforni), aktorit të njohur amerikan i ka kushtuar 20 milionë dollarë!
2. BILL GATES
Në vendin e dytë është Xanadu e Bill Gates, rezidenca më e madhe private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: është ndërtuar në vitin 1997 dhe ajo ka kushtuar plotë 55 milionë dollarë!
1. ROD STEWART
Në krye të klasifikimit gjejmë këngëtarin e njohur britanik Rod Stewart, me këtë shtëpi të mrekullueshme, në Palm Beach: vlera e saj është plotë 12,5 milionë dollarë!