10 shpikjet moderne që do të na ndryshojnë jetën

Autori:Avdyl Pajaziti

Teknologjia e bën jetën tonë më të lehtë dhe ne gjithmonë e më shumë po varemi prej saj. Më poshtë do të listojmë 10 shpikjet moderne, që do të na ndryshojnë jetën përgjithmonë.

 

1. “Argus II” proteza retinale

 

Kjo pajisje është krijuar për të ndihumuar njerëzit, të cilët vuajnë nga verbëria e pjesshme ose e plotë. Pajisja punon duke përdorur një mini kamera, e cila merr imazhe të ndryshme dhe i transmeton në një implant në syrin e përdoruesit, pasi janë transformuar me anë të udhëzimeve dixhitale. Pasi  janë pranuar implanti i dërgon ato në një grup elektrodash, të cilat i jepin informacion trurit nëpërmjet nervit optik. Kjo pajisje mund të sigurojë shikimin për miliona njerëz me aftësi të kufizuara në mbarë botën.

 

2. Myo

Ky shirit është i ngarkuar me sensorë, i cili mund të sigurojë aktivitet elektrik në muskujt tuaj, duke ju lejuar të kontrolloni paisjet  elektronike nëpërmjet Bluetooth-it. Ajo do të punojë me Windoës dhe Mac OS, me iOS dhe së shpejti do të mbështetet edhe nga androidi. Pajisja është në shitje me një çmim prej 150 dollarësh.

 

3.Syzet e Google

Këto janë syzet e para inteligjente dhe janë mjaft praktike. Përdoruesit thonë se megjithëse ndihen çuditshëm, pasi sytë e të gjithëve janë mbi ju, përvoja ishte me të vërtetë e mirë. Të marrësh informacion në kohë reale tani mund të duket si një mbingarkesë, por në të ardhmen njerëzit do të mësohen me këtë ide.

 

4. “Billboardi,” që prodhon ujë të pastër 

Reklamimi është bërë thuajse thelbësor si uji në shoqërinë moderne. Ky billbord revolucionar është vendosur në Lima, Peru. Ai është krijuar nga Universiteti i Inxhinierisë dhe Teknologjisë të Perusë dhe agjencia Mayo DraftFCB. Ai përdor pesë pajisjet e filtrimit të ujit dhe ajrin e lagësht të Limës për të prodhuar njëzet e gjashtë litra ujë në ditë.

 

5.Ora “ Inteligjente”

Pebble është një orë, e cila mund të bëjë gjithçka që bën një orë tradicionale, por ajo ka avantazhin se mund të lidhet me smartphon-in ose tabletin tuaj me anë të një software IOS ose Android. Kjo e lejon orën tu japë ju informacione të rëndësishme pa qenë e nevojshme të përdorni telefonin apo tabletin tuaj.

 

6. Tv 4K

Këta televizorë të rinj mund të shfaqin filma me rezolucion rreth katër herë më të madh se televizorët HD. Për shkak të çmimit, në këtë moment ata janë vetëm në dispozicion të klasës së elitës. Ata kushtojnë duke filluar nga 5.000 në 24,000 dollarë, por ndoshta në të ardhmen kjo paisje do të jetë e disponueshme në çdo shtëpi.

 

7. Parallella

Me “Parallella”, ndjekja e objektit në kohë reale, shfaqja holografike e ekranit dhe njohja e fjalës do të bëhen gjithmonë e më shumë efektive. Çmimi prej 99 dollarësh është i pabesueshëm për këtë mini-superkompjuter, i cili është e sigurt se në të ardhmen do të ndryshojë përgjithmonë fushën e informatikës.

 

8. Oculus Rift

Këto kufje virtuale mund të ndryshojnë industrinë e lojërave përgjithmonë. Lojtarët janë vazhdimisht në kërkim të një përvoje sa më realiste të lojrave kompjuterike dhe Oculus Rift e realizon këtë duke i vendosur ata direkt në veprim.

 

9. Wing Roller Coasters

“Coasters Wing” i vendos pasagjerët në pjesën anësore të rrugës për t’u dhënë atyre iluzionin se kanë hipur në krahun e një avioni pa paptur asgje sipër apo nën tij. Aktualisht në të gjithë botën ka vetëm pesë të tilla, tre prej tyre janë në SHBA. Ajo nuk rekomandohet për njerëzit, që kanë frikë nga lartësitë dhe as për ata, që janë të prirur të vjellin.

 

10. Sensori i dhëmbit

Njerëzit e grupmoshave të ndryshme kanë frikë të shkojnë te dentisti. Shkencëtarët në Princeton dhe Tufts kanë krijuar një  sensor të hollë për dhëmbët, i cili paralajmëron përdoruesin kur ai zbulon baktere, që mund të shkaktojnë dëmtim të dhëmbëve ose ndonjë infeksion, kështu që ju mund të shkoni te dentisti vetëm kur keni nevojë për të./acp.al/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-shpikjet-moderne-qe-do-te-na-ndryshojne-jeten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala