10 shkollat më të çuditshme në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Për një numër të madh të nxënësve, shkolla është diçka e mërzitshme. Disa fëmijë përtojnë të çohen herët nga shtrati, disa të qëndrojnë ulur me orë të tëra në klasë, të tjerëve ndërkaq, edhe mësimet u duken gjë koti. Por, çfarë të bëjnë “të gjorët”, edukimi e kërkon këtë gjë.

Por, a nuk do të ishte gjë fantastike të keni një shkollë ku do të mund të bënit çfarë të doni? Në fakt, ekziston një shkollë e tillë në botë, por dhe disa të tjera që janë të çuditshme dhe argëtuese, njëkohësisht.

Në vijim ju sjellim 10 shkollat më të pazakonshme në botë, të shoqëruara me foto.

Shkollat barkë në Banglladesh

shkolla cudi01

Vendi i vërshimeve, i përmbytjeve të shpeshta dhe i mungesës së energjisë elektrike, Banglladeshi, ka krijuar një sistem interesant të shkollimit, shkollat në barka, ku fëmijët mund të ndjekin mësimin. Barkat janë të pajisura me laptopë, internet dhe me biblioteka të vogla.

Shkolla fillore Abo

shkolla cudi02

Në Artesia, Nju Meksiko, eksizton një shkollë e nëndheshme që shërben dhe si strehimore. Ajo ishte ndërtuar gjatë Luftës së ftohtë – kur bota rrezikohej nga një luftë bërthamore. E gjithë shkolla është e ndërtuar nën dhe ndërsa në pullazin e saj është një kënd i lodrave për fëmijë.

Shkolla e lartë “Harvey Milk”

shkolla cudi03

Shkolla “Harvey Milk” është pagëzuar me këtë emër për nder të aktivistit dhe politikanit që ka mbështetur komunitetin e homoseksualëve, Harveyy Milk. Kjo shkollë, që njihet si akademi për të drejtat civile, është e hapur për të gjithë nxënësit me orientime të ndryshme seksuale dhe jo vetëm.

Shkolla e Ardhmërisë në Filadelfia

An exterior view of the School of the Future In Philadelphia

Në shkollën e Ardhmërisë, në Filadelfia të SHBA-ve, nxënësit nuk përdorin librat për të mësuar – psh. matematikën – por laptopët dhe tabletët. Profesorët ndërkaq, nuk përdorin dërrasën e zezë, por ato të kompjuterizuara. Me një fjalë, i gjithë procesi mësimor aty është i digjitalizuar dhe kërkesa për t’u regjistruar në këtë shkollë është shumë e madhe.

Shkolla e lirë e Bruklinit

shkolla cudi05

Shkolla e Lirë e Bruklinit, është një shkollë – mu siç e thotë dhe emri i saj, e lirë.  Janë nxënësit ata që i bëjnë rregullat në këtë shkollë, të ndarë në dy seksione: 4-11 vjeç dhe 11-18 vjeç. Në këtë shkollë nuk ka planprogram mësimor, sepse fëmijët zgjedhin lëndët, lojën që ju pëlqen, flejnë nëse duan, por dhe mungojnë në shkollë kur duan. Po ashtu, në shkollë nuk ka testim, nuk ka detyra të shtëpisë, dhe nuk ka fare vlerësim. Madje, nxenësit janë ata që e luajnë rolin e mësimdhënësit, ndërsa mësimdhënësit janë vetëm mbikëqyrës.

Shkolla Trabajo Ya

shkolla cudi06

Trabajo Ya është shkollë e prostitutave në Spanjë, ku ky zanat është legal. Vijuesit e kësaj shkolle mësojnë biznesin e prostitucionit. Trajnimet në këtë shkollë zgjasin një javë, ndërsa vijuesit e saj mësojnë teori dhe praktikë. Secili trajnim kushton 120 dollarë, ndërsa “nxënësit” mësojnë historinë e prostitucionit, evoluimin e tij si dhe sekretin e biznesit. Po ashtu nxënësit e kësaj shkolle mësojnë edhe për lodrat seksuale.

Shkolla e magjisë

shkolla cudi07

Nëse jeni një adhurues magjisë, atëherë në Masaçusets të SHBA-ve, ekziston një shkollë për magjistarë. Shumica e mësimit ndiqet online, por ka vend edhe për ata që duan te jenë prezentë fizikisht. Kjo shkollë fillimisht ishte hapur në Çikago, por më pastaj ishte zhvendosur në Masaçusets – ku magjia është më e pranueshme.

Shkollat në platformat e trenit, në Indi

shkolla cudi08

Një grua e quajtur Inderjit Khurana, derisa udhëtonte me tren në punë, kishte parë shumë fëmijë lypës në stacionin e trenit. Duke e ditur se ata nuk i kishin kushtet për t’u shkolluar, në vitin 1985, ajo kishte hapur një shkollë në stacionet dhe binarët e trenit, nën ombrellën e organizatës të cilën e kishte themeluar, “Ruchika School Social Service Organization”. Edhe pse e gjitha kishte nisur me një shkollë, tashmë janë mbi 4.000 fëmijë në Indi, të cilët vijojnë mësimin në këto shkolla të hapura dhe ndihmohen nga kjo organizatë.

Shkolla e Lirë në Los Anxheles

shkolla cudi09

Kjo është një shkollë që vijohet me dëshirë nga fëmijët. Shkolla është vend ku ata mund të kërcejnë, të ngasin biçikletat, të ngjiten në lartësi, të vrapojnë…e çka jo tjetër. Shkolla quhet “The Tempest Freerunning Academy”, ndërsa, në vend të gjeometrisë së “mërzitshme”, nxënësit mësojnë gjërat e dobishme për jetën.

Shkolla e Magjistarëve në Kaliforni

shkolla cudi10

Harrojeni Harry Potterin, sepse ekziston vërtetë një shkollë e magjistarëve, me seli në Kaliforni të SHBA-ve. Akademia e Magjistrarit është shkolla e parë e magjisë që njihet nga bota akademike. Shkolla ka 16 departamente të ndryshme, ku përfshihen puna me shkopin magjik, stërvitja e kafshëve, alkimia etj. /NGJYRA.COM/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-shkollat-me-te-cuditshme-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala