10 shenjat trupore që bëjnë njerëzit

Autori:Avdyl Pajaziti

Këto janë 10 shenjat më të shpeshta trupore, të cilat mund të kenë kuptim negativ tek bashkëbiseduesi.

  • Kërrusja – është shenjë e mosrespektit. Kjo shenjë tregon se ti je i mërzitur dhe nuk do dëshiroje të jesh në këtë vend që je. Nuk ke nevojë ti thuash shefit tënd, “Nuk po më intereson se çfarë po thua”, pasi që po të kërrusesh e shpreh me shenjë trupore.
  • Gjestet e ekzagjëruara – mund të lë të kuptohet se po e fsheh të vërtetën. Mundohu të bësh gjeste të vogla dhe të kontrolluara.
  • Shikimi i orës – përderisa flet me dikë dhe e shikon orën, kjo është shenjë e qartë e mosrespektit, padurimit, dhe mendjemadhësi. Kjo dërgon mesazh se ke gjëra më të mira për të bërë sesa të flasësh me bashkëbiseduesin.
  • Kryqëzimi i duarve – apo këmbët e kryqëzuara, janë barriera që tregojnë se nuk je i hapur për atë që po flet bashkëbiseduesi. Edhe në qoftë se je duke qeshur apo i lidhur ngushtë me bisedën, kjo shenjë mund të lë kuptim të mos-hapjes.
  • Tundja e ekzagjeruar re kokës – kjo shenjë mund të përçoj mesazhin që ti po shtiresh sikur kupton atë që po flet bashkëbiseduesi e në fakt nuk e kupton.
  • Shmangja e kontaktit me sy – jep sinjal se ti po fsheh diçka, dhe ngjall dyshim. Mungesa e kontaktit në sy, gjithashtu mund të tregoj mungesë të vetëbesimit dhe interesit.
  • Rrotullimi i syve – është mënyrë e komunikimit që tregon mungesë respekti.
  • Ngrysja e vetullave – apo të pasurit një shprehje të fytyrës jo të lumtur përçon mesazhin se ti nuk je kënaqur me ata që të rrethojnë, edhe në qoftë se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me gjendjen tënde. Ngrysja i largon njerëzit dhe i bën të ndihen me faj.
  • Shtrëngimi i dobët i duarve – tregon se të mungon vetëbesimi dhe autoriteti, përderisa një shtrëngim shumë i fortë dorës mund të kuptohet si agresivitet apo tentim për dominim, dhe që të dyja janë të këqija.
  • Bërja bashkë e grushteve – edhe kjo sikur kryqëzimi i duarve dhe i këmbëve tregon se nuk je i hapur për qëllimin e personit. Gjithashtu mund të bëjë të dukesh jo argumentues, gjë që mund i bëjë njerëzit nervoz për ballafaqimin me ty.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-shenjat-trupore-qe-bejne-njerezit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala