10 shenja që tregojnë se jeni i menqur

Autori:Avdyl Pajaziti

  1. Nuk pini duhan

Një studim i vitit 2010 nga kërkuesit izraelitë krahasoi inteligjencën dhe statusin e duhanpirjes së 20 000 meshkujve në moshë të re. Rezultatet ishin tronditëse. Një duhanpirës i moshës 18 deri në 21 vjeç kishte një nivel inteligjence prej 94 pikësh dhe një person i së njëjtës moshë që nuk konsumonte duhan kishte një nivel inteligjence prej 101 pikësh. Ata që tymosnin më shumë se një paketë në ditë kishin mesatare inteligjence 90.

  1. Keni marrë mësime muzike

Kërkimet sugjerojnë se muzika i ndihmon mendjet e fëmijëve të zhvillohen në disa mënyra. Një studim i vitit 2011 zbuloi se inteligjenca verbale e katër deri në gjashtë vjeç, u rrit vetëm një muaj pas marrjes së mësimeve të muzikës. Një studim i vitit 2004 zbuloi se zhvillimi mendor te gjashtëvjeçarët që kishin marrë nëntë muaj mësime pianoje, kishte një rritje të inteligjencës krahasuar me fëmijët që kishin marrë leksione aktrimi apo nuk kishin marrë mësime. Një studim i vitit 2013 provoi se fëmijët me arritjet më të larta ishin ata që kishin marrë mësime muzike.

  1. Jeni fëmija i madh

Fëmija i madh është zakonisht më i zgjuar, por jo prej gjenetikës. Një studim i vitit 2007 zbuloi se fëmija më i madh kishte një ndryshim sadopak të vogël në inteligjencë sesa vëllai ose motra e paslindur. Gjithashtu u zbulua se kjo diferencë nuk vinte prej faktorëve biologjikë, por prej bashkëveprimit të prindërve dhe fëmijës.

  1. Jeni të dobët

Duke lënë mënjanë paragjykimet për përmasat trupore, një studim francez u bëri 2200 të rriturve teste inteligjence gjatë një periudhe pesëvjeçare. Përfundimet sugjeronin se sa më i madh të ishte kyçi i dorës, aq më e vogël ishte aftësia konjitive. Kërkuesit zbuluan se njerëzit me indeks të masës trupore nën 20 të masës së dhjamit në trup, mbanin mend rreth 56 për qind të fjalëve në një test gjuhësor, ndërsa ata obezë mbanin mend vetëm 44 për qind. Një trup i shëndetshëm lidhet me një mendje të shëndetshme.

  1. Keni një mace

Një studim i vitit 2014 zbuloi se njerëzit që identifikoheshin si persona që i pëlqenin qentë ishin më të shoqërueshëm sesa ata që pëlqenin macet. Por personat që pëlqejnë macet dolën më mirë në testet e inteligjencës. “Kjo ka kuptim, pasi një person që pëlqen qentë është më i gjallëruar, sepse ai do të dalë, të flasë me njerëz dhe të shëtisë qenin”, tha drejtuesi i studimit. Nga ana tjetër, personat introvertë dhe të ndjeshëm preferojnë të mos dalin shumë, të mos shoqërohen tepër me të tjerët dhe të qëndrojnë në shtëpi për të lexuar një libër, pasi macja nuk ka nevojë të dalë për shëtitje.

  1. Jeni ushqyer me gji

Në dy studime të fëmijëve të ushqyer me gji, ku u përfshinë më shumë se 3000 fëmijë në Britani dhe Zelandën e Re, u zbulua se ushqimi me gji rriste inteligjencën me shtatë pikë, nëse fëmijët kishin një version të veçantë të gjenit FADS2.

Ky gjen mund t’i ndihmojë fëmijët që t’i përdorin më mirë dobitë e qumështit të gjirit dhe promovon zhvillimin e trurit që është i lidhur me inteligjencë më të lartë.

  1. Keni përdorur drogë të paligjshme

Një studim i vitit 2012 te më shumë se 6000 britanikë të lindur më 1958-n, zbuloi një lidhje midis nivelit më të lartë të inteligjencës në fëmijëri dhe përdorimit të drogave ilegale në moshën e rritur.

“Në studimin tonë, niveli i inteligjencës prej 11 vitesh ishte i lidhur me gjasat më të mëdha të përdorimit të drogave ilegale 31 vjet më pas”, thanë kërkuesit e studimit.

Ata përfunduan se “në kontrast me shumicën e studimeve mbi lidhjen midis inteligjencës në fëmijëri dhe shëndetit më vonë”, zbulimet e tyre sugjeronin se një fëmijë inteligjent bënte zgjedhje të dëmshme për shëndetin në të ardhmen.

  1. Jeni mëngjarash

Ndërsa të qenët mëngjarash lidhej dikur me kriminalitetin, studimet e fundit e lidhin atë me një lloj mendimi divergjent, një formë e krijimtarisë ku dikush zbulon ide të reja aty për aty. Ndoshta kjo është arsyeja përse mëngjarashët janë shumë të pranishëm në arkitekturë dhe muzikë.

  1. Jeni i gjatë

Ashtu si të qenët mëngjarash, gjatësia ka krijuar një debat në lidhje me inteligjencën. Ka studime që e mbështesin këtë spekulim. Një studim i Universitetit Princeton theksoi se që në moshën trevjeçare, përpara se shkolla të ketë mundësi të luajë një rol, fëmijët më të gjatë janë dukshëm më të aftë në testet konjitive.

  1. Keni sens humori

Perosnat e mençur nuk e marrin fort seriozisht as veten as ndonjë cështje të caktuar. Ata bëjnë humor dhe ironizojnë secilën situatë të vështirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-shenja-qe-tregojne-se-jeni-i-menqur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala