10 shenja që tregojnë kancerin

Autori:Avdyl Pajaziti

Një kollë e vazhdueshme, një plagë që nuk shërohet, rënie e pashpjegueshme në peshë dhe ndryshime në fshikzën urinare.

Mund të duken si të parrezikshme, por ekspertët këshillojnë që këto shenja të mos neglizhohen, ashtu sikurse edhe 6 ndryshime të tjera kyçe në trupin e njeriut, pasi mund të jenë tregues se jeni prekur nga kanceri.

10 shenjat kryesore janë të rrënjosura në mendjen e mjekëve dhe ekspertëve në botë, por në Ditët Botërore të Kancerit, ekspertët i kujtojnë publikut që të mos i neglizhojnë këto lloj simptomash, pasi mund të shpëtojnë jetën e tyre.

Aktualisht, 8.2 milionë njerëz në botë vdesin çdo vit nga kanceri, 4.5 milionë meshkuj dhe 3.5 milionë femra.

Prej tyre, 4 milionë vdekje janë të parakohëshme, të moshës 30 deri në 69 – vjeç.

Në shumë raste, kapja në kohë e kancerit do të thotë shpëtim të jetës.

Një sondazh i realizuar nga “Cancer Research UK”, vitin e shkuar, zbuloi se gati gjysma e atyre që shfaqnin një prej simptomave të prekjes nga kanceri, nuk bënin vizitë te mjeku, pasi i konsideronin si “të parëndësishme”.

Ndër treguesit është rënia e pashpjegueshme në peshë, që mund të sugjerojë disa lloje formash të sëmundjes, përfshirë kancerin në mëlçi.

Dhimbja e pashpjegueshme dhe e vazhdueshme mund të tregojë se vuani nga kanceri në pankreas.

Më poshtë po ju sjellim 10 simptomat e njohura globalisht si tregues të kancerit. Ekspertët këshillojnë që, nëse ndonjë pjesëtar i familjes tuaj vuan nga një prej tyre, duhet menjëherë të lini një takim tek mjeku.

1 – Kollë e vazhdueshme, shenjë se mund të vuani nga kanceri në mushkëri.

2 – Ndryshimi i një nishani, simptomë që mund të tregojë kancer të lëkurës.

3 – Çrregullime në zorrë, shenjë për prekje nga kanceri në zorrë.

4 – Një plagë që nuk shërohet, që mund të jetë shenjë e disa lloje kanceri.

5 – Vështirësi e vazhdueshme në gëlltitje, shenjë se vuani në kanceri në ezofag.

6 – Rënie e pashpjegueshme në peshë, shenjë që tregon lloje të ndryshme kanceri.

7 – Ndryshime të vazhdueshme në fshikzë, shenjë për prekjen nga kanceri në fshikzë ose në prostatë.

8 – Një kokërr/gjendër e pashpjegueshme, që sugjeron disa lloje kanceri.

9 – Dhimbje e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme, një tregues për disa lloje kanceri.

10 – Gjakderdhje e pashpjegueshme. Simptomë që sugjeron kancer në zorrë, qafë të mitrës etj. /tvklan.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-shenja-qe-tregojne-kancerin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala