10 sekretet për të qenë një udhëheqës i mirë?

Autori:Zekirja Shabani

Sipas ekspertëve udhëheqja është një çështje kyçe jo vetëm për menaxherët, por edhe për shumë drejtues për shkak të besnikërisë dhe produktivitetit të punonjësve. Tregjet e evoluar refuzojnë tani kategorikisht shefat pa sjellje etike, gjë e cila mund të reflektojë gjithashtu negativitet edhe në biznes; kultura e përgjegjësisë dhe udhëheqjes në sensin etik garantojnë angazhimin e kompanisë dhe të menaxhimit në tutelën e vetë vëartësve dhe aksionerëve, faktorë që , duke kontribuar në reputacionin e mirë të vetë shoqërisë me siguri nxit favorizimin e rendimentit.

1. Lidershipi shembull: duhet të jetë, para së gjithash, një shembull, një motivues dhe të përcjellë në mënyrë të qartë dhe u sforcuar vlerat dhe vizionin e ndërmarrjes.

2. Transparencë: të punjë shuëm në komunikim, përfshirë pjesën gjithmonë e më të vështirë, që lidhetme reagimet negative (të japësh reagime pozitive është shumë më e lehtë).

3. Fokusimi në arritjen e rezultateve: të përcjellë qetësi dhe qetësi, por edhe të orientojë dretj obiektivit (stresi dhe emocionet e tepërta janë destaboilizues për punonjësit).

4. Neutralitet: të përdorë një metrikë vlerësimi të performancës objective për të gjithë ekipin.

5. Organizues: të planifikojë punën e tij dhe atë të të tjerëve, që do të thotë, për shembull, të jetë i përpiktë në takime apo përcaktojë pritshmëritë dhe planet e veprimit në mënyrë të qartë.

6. Aftësi dëgjimi: ti kushtojë vëmendje të punësuarve në vendet dhe në mënyrën e përshkruar, pa u kthyer gjithsesi në një ‘rrefyes’ apo, edhe më keq, një ‘vëlla i madh’.

7. Vendosmëri: pasiguria dhe hezitimi janë të dëmshme për organizimin dhe minojnë autoritetin e shefit.

8. Etika: vlerë thelbësore në vetvete, është tanimë edhe një parakusht i nevojshëm nga të gjitha organizatat më të evoluara, si faktor i brendshëm i suksesit për biznesin.

9. Ndjeshmëri: të di të njohë dhe parashikojë nevojat e punonjësve i mundëson të marrë më të mirën prej tyre.

10. Argëtues: edhe pse është një komponent që shpesh herë neglizhohet, sikur të ishte i papajtueshëm me një qasje serioze dhe rigoroze, të dish të përfshish një element argëtimi dhe pasion lejon të ‘çimentosh’ ekipin dhe rritur përkushtimin, angazhimin si dhe ndjesinë e përkatësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-sekretet-per-te-qene-nje-udheheqes-i-mire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala