10 rregullat e lidership-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Një grup i arkeologëve duke gërumar në një korporatë të vjetër kanë gjetur dy ‘pllaka muri’ antike, të cilat ishin të gdhendura dhe përmbanin këto ligje:

– Ata duhet të mbesin optimist – që kur punëtorët e tu të shikojnë ty si lider, nuk duhet që shqetësimet dhe problemet të bëhen një re e zezë për të gjithë, sepse në këtë qëndron dështimi i sigurt.

– Ata duhet të caktojnë një drejtim të qartë – nëse ti dëshiron të jesh një udhëheqës, ti duhet të krijosh një vizion në mendjet e pasuesve të tu. Dështo në këtë, dhe organizata do të shkatërrohet.

– Ata duhet të krijojnë një plan pune – përderisa asnjë plan nuk duhet të gdhendet në gurë dhe planet duhet të ndryshojnë kur kushtet ndryshojnë, nëse ai ka dështuar në plan, atëherë ai ka planifikuar të dështojë gjithashtu.

– Ata duhet të sigurojnë burime të mjaftueshme – përderisa është shkruar se besimi mund të lëvizë malet, këtij besimi duhet ti bashkëngjiten buldozerët, kamionët, dhe pagesa e punëtorëve që dijnë ti përdorin ato.

– Ata duhet të dëgjojnë më shumë sesa të flasin – lidership nuk ka të bëjë me mbajtje të ligjëratave dhe pastaj me adresimin e urdhrave. Lidership ka të bëjë me kuptimin e asaj se çfarë dëshirojnë të tjerët, dhe përdorimi i asaj dëshirë për të seruar të mirën.

– Ata nuk duhet të mbajnë takime pa agjendë – para çdo takimi dërgo një letër që definon se çfarë ka për tu diskutuar në takim dhe për sa gjatë. Pastaj përmbaju asaj letre sepse produktiviteti i tërë ekipit varet nga ajo.

– Ata nuk duhet të kritikojnë në publik – stafi yt dhe kolegët konsistohen si budallenj dhe mashtrues, turpërimi publik krijon fyerje. Nëse një pasues i juaj meriton qortim, qortoje atë në zyrën tënde.

– Ata nuk duhet të kërkojnë nga një punëtor të bëjë diçka të cilën nuk do ta kishe bërë as ti – sigurisht se liderët e vërtetë, në qoftë se e shohin një mbeturinë në tokë, e marrin dhe e hudhin vet.

– Ata me të vërtetu nuk ua ngushtojnë vetes rrugën – në qoftë se insiston në marrjen e çdo vendimi final, progresi i organizatës tënde do ta hasë në ngecje. Në qoftë se ti nuk mund të delegosh, ti nuk mund të pretendosh se je lider.

– Ata duhet të i japin ekipit atë që e meriton – liderët e vërtetë e pranojnë gabimin kur gjerat shkojnë mbrapsht, dhe nuk marrin nderime kur gjërat shkojnë mirë. Shpërblimi i tyre i vërtetë është dashuria dhe angazhimi për ata të cilët punojnë për ty.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-rregullat-e-lidership-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala