10 rekordmenët e çuditshëm të Guiness

Autori:Avdyl Pajaziti

1. Njeriu me qerpikë më të gjatë në botë është ukrainasi Valery Smagliy qerpikët e të cilit janë të gjatë 6.99 cm.

2. Flokët më të gjata në botë dhe rekordin për këtë e mban kinezja Xie Quiping e cila flokët i ka përafërsisht në gjatësi prej 6 metrave.

3. Femra me mjekrën më të gjatë në botë është Vivian Wheeler. Mjekrra e saj është e gjatë 28 cm.

4. Femra me këmbët më të gjata në botë është Svetlana Pankratova me gjatësi të këmbëve prej 1 metër e 30 cm, ndërsa numri i këpucëve 46.

5. Epiteti hunda më e gjatë në botë i takon një turku që quhet Mehmet Ozyurek. Hunda e tij ka gjatësi prej 9 cm.

6. Gruaja me gjuhën më të gjatë në botë është Annika Irmler gjuha e saj është e gjatë 7 cm.

7. Ka edhe njerëz me 25 gishta. Devendra Harne nga India i ka 12 gishta në duar dhe 13 në këmbë të cilët e bëjnë njeriun me më së shumti gishta në botë.

8. Njeriu më i gjatë në botë vjen sërish nga Turqia. Sultan Kosen është i gjatë 2 metra e 47 cm.

9. E kundërta e Turkut Sultan Kosen është Nino Hernandez i cili është i gjatë vetëm 70 cm.

10. Njerëzit si ky s’mund të gjejnë ndonjë rekord tjetër për të thyer. Ky që po shihni Dean Sheldon e ka mbajtur në gojë akrepin e gjatë 18 cm për 20 sekonda në gojë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-rekordmenet-e-cuditshem-te-guiness/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala