10 rastet më të tmerrshme të njerëzve të varrosur për së gjalli

Autori:Zekirja Shabani

Ngjarje që ndodhën në të vërtetë. Ka të atillë që kanë pësuar nga më të dashurit e tyre.

Nga të gjitha frikët që ekzistojnë në botë, varrosja për së gjalli me gjasë është më e tmerrshmja prej tyre. Ja disa raste të tilla që kanë ndodhur me të vërtetë.

  1. Angelo Hayes

Angelo Hayes i kishte 19 vjet kur ishte rrëzuar nga biçikleta dhe i kishte mëshuar murit me kokë. Sipas burimeve, Hayes menjëherë ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe ishte varrosur tri ditë pas aksidentit. Për fat të mirë, një kompani e sigurimeve kishte filluar të dyshonte rreth vdekjes së Angelo-s, meqë i ati sapo kishte bërë një sigurim jetësor në emër të të birit. Kjo kompani kishte kërkuar zhvarrosjen e kufomës. Për mrekulli, Hayes u gjet i gjallë, me të rrahurat e zemrës që mezi hetoheshin. Edhe pse iu desh që të bënte disa operacione dhe një kohë relativisht e gjatë, Hayes ia doli që ta merrte veten në tërësi. Ai më pas shpiku një arkivol, i cili do t’iu ndihmonte të mbijetonin të gjithë ata që do të varroseshin të gjallë.

  1. Essie Dunbar

Essie Dunbar i kishte vetëm 30 vjet kur përjetoi një sulm të epilepsisë. Mjekët kishin konstatuar se ky sulm ishte fatal. Familjarët dhe miqtë e Essiet e caktuan varrimin për të nesërmen. Por, motra e saj ishte vonuar që të arrinte me kohë dhe pasi që kishte mbërritur kishte insistuar që të zhvarrosej motra e saj, në mënyrë që të hallashtisej me të. Ajo u befasua për të mirë kur pa se trupi i motrës së saj ishte ende i ngrohtë, në fakt i gjallë. Dunbar jetoi edhe 47 vjet të tjera pas këtij varrimi të parakohshëm.

  1. Octavia Smith Hatcher

Octavia Smith Hatcher ishte shpallur e vdekur për shkaqe të panjohura më 2 maj të vitit 1891. Në fakt, Hatcher vetëm kishte qenë në një gjendje komatoze. Sipas disa burimeve, familjarët e Hatcher-it kishin filluar të shqetësoheshin se mos e kishin varrosur bijën e tyre për së gjalli dhe e kishin zhvarrosur atë. Pasi që e kishin bërë zhvarrosjen, kishin parë se thonjtë e saj ishin të përgjakur, kurse fytyra e tmerruar, nga tentimi që të dilte nga arkivoli. Burri e rivarrosi gruan e tij, tanimë me të vërtetë të vdekur, duke ia ngritur edhe një përmendore te varri.

  1. Zonja Boger

Në korrik të vitit 1893, zonja Boger, e cila jetonte me burrin, vdiq për shkaqe të panjohura. Doktorët e konfirmuan vdekjen e saj dhe zonja Boger u varros menjëherë. Pasi që bisedoi me një shok të tij, Charles, burri i viktimës filloi të dyshonte mos e kishte varrosur gruan ende pa vdekur. Pasi që e zhvarrosi gruan, pamja që i doli atij parasysh ishte e tmerrshme. Rrobat e saj ishin bërë copë e grimë, lëkura e saj ishte e përgjakur, kurse gishtat mungonin fare. Pasi që e pa gruan e tij në një gjendje kaq të tmerrshme, nuk vonoi shumë e Charles u zhduk pa nam e nishan.

  1. Marjorie McCall

Marjorie McCall ishte gruaja e një doktori, kur në shekullin XVIII gjoja vdiq nga ethet. Sipas burimeve, meqë ishte mjaft e kamur, Marjorie kishte një unazë të shtrenjtë të arit me të cilën u varros, meqë nuk mund t’i hiqej nga gishti. Kur hajnat e morën këtë informatë, ata vendosën që ta merrnin unazën. Meqë gishti i gruas ishte ende i ënjtur, hajnat vendosën që t’ia presin atë, me qëllim që ta merrnin unazën. Por, pasi që ata filluan me prerjen, Marjorie filloi të bërtiste, duke ua futur atyre frikën në palcë. Më pas Marjorie doli vetë nga varri dhe shkoi te burri, duke e çmendur edhe atë nga frika.

  1. Sipho William Mdletshe

Sipho i kishte vetëm 24 vjet kur pësoi një aksident thuajse fatal me të fejuarën e tij. Sipas burimeve, Sipho u shpall i vdekur pas këtij aksidenti, prandaj u dërgua në morgun e Johanesburgut, ku u vendos në një kuti të metaltë, para se të varrosej. Por, doli që ai të ishte gjallë ende. Dy ditë pas humbjes së vetëdijes, Sipho u këndell dhe filloi të bërtiste, duke kërkuar ndihmë. Eventualisht, Sipho u nxor nga kutia dhe u kthye te e fejuara e tij. Por, kjo e fundit u tmerrua kur e pa atë, saqë mendoi se i dashuri i saj ishte ngritur vampir.

  1. Mina El Houari

Mina El Houari kishte vetëm 25 vjet kur ishte varrosur për së gjalli. Thuhet se Houari kishte disa muaj që komunikonte online me një maroken, kur kishte vendosur që të shkonte e ta takonte atë për herë të parë “live”. Gjatë takimit të tyre, Houarit i ra të fikët si pasojë e komës diabetike. Por, marokeni mendoi se ajo kishte vdekur. Për këtë shkak, ai vendosi që ta varroste atë në oborrin e shtëpisë së tij. Disa ditë më vonë, familja e Houarit e paraqiti zhdukjen e saj dhe doli e vërteta në shesh. Marokeni më pas u dënua për vrasje të paqëllimshme.

  1. Philomele Jonetre

Phimolele Jonetre kishte vetëm 24 vjet kur u shpall e vdekur nga kolera. Sipas njoftimeve, vetëm 16 orë pasi që ishte shpallur e vdekur, trupi i saj ishte lëshuar në dhe. Një varrmihës më pas kishte dëgjuar disa trokitje dhe kishte filluar që të kërkonte se nga vinte zhurma. Doli që Jonetre ishte duke i mëshuar arkivolit të saj, me shpresë se do ta dëgjonte ndokush dhe do ta shpëtonte. Por, reagimi i varrmihësit ishte treguar të ishte tepër i ngadalshëm, meqë Jonetre u shpall sërish e vdekur, kësaj here me të vërtetë.

  1. Z. Cornish

Cornish ishte kryetar i komunës Bath kur ishte shpallur i vdekur nga ethet. Cornish ishte varrosur pak kohë pasi që ishte shpallur i vdekur. Por, në fakt, ai ishte ende gjallë. Njëri nga varrtarët, duke e mbuluar atë me dhe, kishte dëgjuar ca zhurma. Ai ishte munduar që ta nxirrte z. Cornish të gjallë, por për fa të keq nuk ia kishte dalë. Pas hapjes së arkivolit, z. Cornish u gjet i vdekur, me gjunjët dhe bërrylat e gjakosur.

1. Stephen Small

Stephen Small ishte rrëmbyer dhe varrosur për së gjalli në vitin 1987 nga Danny Edwards dhe e dashura e tij, Nancy Rich. Sipas “Chicago Tribune”, Edwards dhe Rich planifikonin që ta mbanin Smallin të gjallë, derisa të merrnin 1 milion euro, sa kishin kërkuar nga familjarët e të të rrëmbyerit. Por, gjërat morën fund tragjik, meqë ajri i thithur nëpërmes një pipëze, të cilën ia kishin dhënë rrëmbyesit, nuk mjaftoi për Stephenin. Edwards dhe Rich do të kalojnë shumë kohë prapa grilave për këtë krim që e bënë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-rastet-me-te-tmerrshme-te-njerezve-te-varrosur-per-se-gjalli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala