10 qytetet me tregjet më të mira të punës

Një studim i publikuar nga “WalletHub”, i ka analizuar 150 qytetet amerikane me numrin më të madh të banorëve, duke u përqendruar te faktorët, të cilët janë të rëndësishëm për ata që kërkojnë punë, sikur që është rritja e punësimit, rroga mesatare mujore, si dhe llojllojshmëria e industrisë.
Siguria, koha e kaluar duke punuar, si dhe lehtësia e gjetjes së shtëpive me qira, ishin ndër faktorët e tjerë që janë marrë parasysh gjatë përpilimit të kësaj liste.
Uashington, D. C., e ka mundësinë më të madhe të mundësive për punë, derisa San Hose në Kaliforni, e ka rrogën më të lartë (fillestare) mesatare mujore, thotë studimi.
Derisa lokaliteti Korpus Kristi, Teksas, ofron mundësinë më të madhe për të gjetur shtëpi, Sioux Falls, Dakota jugore, e ka shkallën më të ulët të papunësisë për njerëzit me edukim baçelor, apo më shumë.
Ja dhjetë qytetet me tregjet më të mira të punës:
1. Sietëll
2. Des Moines, Ajova
3. Gilbert, Arizona
4. Siouks Falls, Dakota Jugore
5. Fremont, Kalifornia
6. Shandler, Arizona
7. Omaha, Nebraska
8. Salt Lejk Siti
9. Skotsdejll, Arizona
10. Plano, Teksas