10 qytetet më të mira ku mund të gjeni ushqim rruge

A e dini se cila është mënyra më e mirë për të njohur kuzhinën tradicionale të një shteti? Nese jo, jua themi ne. Është pikërisht provimi dhe shijimi i ushqimit që servilet në rrugët e qyteteve dhe që mund të blini në çdo treg, jo supermarket.
Bëhet fjalë për ushqime me çmime të ulëta, që shesin shpesh për konsumatorët kalimtarë, por edhe për ata që punojnë me orë të zgjatura dhe intensitet të lartë.
Sajti “Virtual Tourist” ka publikuar një listë me qytetet më të mira në botë, ku mund të shijoni dhe provoni ushqimin e rrugës. Ato janë:

Bankok- Tailandë
Penang- Malajzi

Singapor

Marrakesh- Marok

Ambergris Caye- Belize

Bruksel- Belgjikë

Palermo- Itali

Ho-Chi-Minh – Vietnam

Stamboll – Turqi

Meksikë.