10 punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri

Autori:Avdyl Pajaziti

10 punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri:

CEZ Shpërndarje, kompania që ka kaluar sërish në administrim të shtetit shqiptar, është punëdhënësi më i madh në vend, me rreth 4800 të punësuar në fund të 2013-s.

Sipërmarrja e dytë në Shqipëri, që punëson më shumë persona, është Intercom Data Service, e fokusuar në shërbimet call center, me rreth 3000 të punësuar në fund të 2013-s. Sipërmarrja ka vijuar me shpejtësi të shtojë forcën e saj punëtore dhe në 2014-n, duke arritur në rreth 3600.

Punëdhënësi i tretë më i madh është Posta Shqiptare, me rreth 2400 të punësuar.

I katërti është kompania e hidrokarbureve, Albpetrol, me pronësi shtetërore, që kishte të punësuar gati 2300 veta deri në fund të 2013-s. Në 2014-n kompania nuk ka kaluar ditë të mira, për shkak të rënies sëçmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Albaco Shoes, sipërmarrja e prodhimit të këpucëve, ishte punëdhënësi i pestë më i madh në vend, në 2013-n, me rreth 1700 të punësuar.

E gjashta, Albania Marketing Service, një sipërmarrje sërish në fushën e shërbimeve call center, kishte rreth 1550 të punësuar në 2013-n.

Raiffeisen Bank ishte në vitin 2013, më e madhja përsa i përket numrit të të punësuarve në sistemin bankar, me rreth 1400 të punësuar dhe e shtata ndër 100 punëdhësit kryesorë.

Albacall është kompania e tretë call center në listën e 10 punëdhënësve më të mëdhenj në vend, me rreth 1400 të punësuar.

I nënti në listë është Albtelecom, me rreth 1400 të punësuar, ndjekur nga ARMO, që kishte në listëpagesë pak më shumë se 1300 persona në fund të 2013-s./Monitor

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-punedhenesit-me-te-medhenj-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala