10 produktet e bukurisë që kanë më shumë se një funksion

Autori:Avdyl Pajaziti

Mendonit se i dashuronit produktet e juaja? Prisni sa të dëgjoni mënyrat e përdorimit alternativ, kush e dinte se ishin për përdorim aq të gjerë…

Balsami i flokëve
Balsami nuk ndikon vetëm tek flokët që i keni mbi kokë! Nëse jeni nën dush dhe nuk keni kremë për rroje, Balsami është i shkëlqyeshëm që të zëvendësojë atë pasiqë i zbut qimet. Balsami është i mbushur me përbërës hidratues, pas rruajtjes do e bëjë lëkurën të butë.

Hijëzim i syve
A e dinit se nga pudra për hijëzim të syve mund të bëni ngjyrën tuaj të thonjve? Vetëm kombinoni një lugë çaji nga pluhuri i hijëzimit me 25-30 pika nga ngjyra e thonjve, përziej me kruajse të dhëmbëve derisa të rrafshohet.

Maskara
Nuk mund të gjeni lapsin e syve? Maskara mund të bëjë zëvendësimin e duhur, vetëm i jepni pak ngjyrë dhe përshkojeni përgjatë vijës së qepallave. Brusha e maskarasë mund të përdoret edhe për pastrimin pjesës nën thonjë.

Balsam i buzëve
Zbutja e buzëve është vetëm njëri nga funskionet e shumta që mund të kryejë balsami i buzëve. Njëra nga mundësitë e shumta është zbutja e vetullave, e flokëve të çuara përpjetë si dhe në zbutjen e pjesëve të ashpra të lëkurës në gishta dhe lëmbë.

Lapsi i vetullave
Mos e nënvlerësoni lapsin e vetullave pasiqë mund të përdoret për gjëra të shumta. Vetëm pak nga ky lapse, dhe një lëvizje e gishtit, mund të hijëzoni kapakët e syve. Mund të bartni ngjyrën e lapsit në gisht dhe të përshkoni mollëzat e faqeve për të bërë një konturim instant.

Skuqës vs Buzëkuq
Dëshironi që ngjyra e skuqësit tuaj të përshtatet me atë që e keni në buzë, bëni përzierjen e pluhurit për skuqje me balsam të buzëve dhe do të keni të njejtën në të dyjat. Nëse dëshironi të bëni të kundërtën, të përdorni buzëkuqin si skuqës për faqet e juaja, buzëkuqi do të shtresohet lehtësisht në lëkurën tuaj.

Locion për duar
Jo vetëm që është krema e besueshme që zbutë dhe hidraton duart- është edhe luftuesi më i mirë i të dredhurit e flokëve. Vendoseni një sasi të vogël në dorë dhe përshkoni flokët që të zbutni dredhimin.

Nënvizues i lëngshëm
Ka më shumë se një mënyrë për të përdorur nënvizuesin e lëngshëm. Provoni të përzieni atë me hidratuesin e trupit tuaj që të krijoni nëj shkëlqim të njomë në tërë trupin tuaj.

Pudër e pangjitur
Pudra e pangjitur dhe pangjyrë mund të bëjë më tepër sesa humbjen e shkëlqimit. Provoni ta përdorni si “gomë” që do i fshijë gabimet e makijazhit tuaj, mund të përshkohet në qepalla si trashës instant para se të aplikoni maska. Pudra e pangjitur mund të mbajë buzëkuqin në vend.

Spërkatëse e flokëve – Spray
Spërkatëset i mbajnë flokët- mirëpo shërbejnë edhe në mbajtjen e vetullave në vend. Vetëm merreni brushën e dhëmbëve apo të vetullave, spërkateni dhe përshkojeni nëpër vetulla. Jashtë kozmetikës, spërkatësja e flokëve mund të përdoret për eliminimin e njollave nga rrobat- vetëm spërkateni vendin para larjes!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-produktet-e-bukurise-qe-kane-me-shume-se-nje-funksion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala