10 portierët e të gjitha kohrave

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Faqja football bible, ka publikuar një listë me dhjetë portierët më të mirë të të gjitha kohrave.

  1. Iker Casillas, Spanjë – Aktiv që nga viti 1998, Iker është kapiten i ekipit Real Madrid, dhe po ashtu i kombëtares Spanjolle. Ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës me Spanjën, dhe ka fituar pesë herë rresht çmimin si portieri më i mirë.
  2. Lev Yashin, Unioni Sovietik – Ka qenë aktiv gjatë viteve 1950 -70, Lev ka pasur 326 paraqitje me ekipin e tij të Dinamo-s së Moskës, dhe 78 paraqitje me Unionin Sovietik. I njohur si merimanga e zezë dhe pantera e zezë, Lev konsiderohet si portieri më i mirë i të gjitha kohrave pasiqë ka 270 lojë pa marrur golë dhe ka mbrojtur 151 penalti. Yashin është nderuar me urdhër nga vetë Lenini.
  3. Gianluigi Buffon, Itali – Aktiv nga viti 1995, është kapiten i ekipit të Juventus dhe Kombëtares Italiane. Ai mban rekordin me më së shumti ndeshje të paraqitura për kombëtaren, dhe për më së paku gola të pranuara në Serie A. Ka fituar Kupën e Botës.
  4. Hans Van Breukelen, Holandë – Ishte aktiv gjatë viteve 1975 – 94, ka pasur 73 paraqitje për ekipin kombëtar Holandez, si dhe ka luajtur për PSV Eindhoven dhe Nottingam Forest. Gjatë 16 viteve karrierë, ka fituar 16 tituj kombëtarë, si portier i PSV. Ka fituar Kupën Evropiane gjatë gjuajtjeve të penaltisë kundër ekipit të Benfica.
  5. Bert Trautmann, Gjermani – Aktiv gjatë viteve 1948 – 64, si dhe ka marr pjesë në luftën e dytë botërore, në vitin 1949 u bë pjesë e Manchester City, dhe pati 545 paraqitje. Momenti më i famshëm i tij ishte në Kupën FA të vitit 1956, ku edhe pse e theu qafën ai vazhdoi të luajë, dhe për shkak të pritjeve të tij madhështore ekipi i City-t fitoi me rezultat 3:1.
  6. Gylmar Dos Santos Neves, Brazil – luajti gjatë viteve 1951 – 1969. Ka luajtur për ekipin Santos së bashku me legjendat e futbollit Pele, Pepe dhe Zito. Përderisa luante për Santos, ai fitoi 5 kampionate kombëtare, dhe dy Kupa Internacionale. Ka marr pjesë në 3 Kupa Botërore, ku i fitoi dy.
  7. Fabian Barthez, Francë – aktiv gjatë viteve 1990 – 2007. Ka luajtur për ekipe të mëdha Francez si Toulouse, Marseilles, dhe Nantes. Poashtu ishte pjesë e ekipit Manchester United për 4 vite. Meritat më të mëdha i ka marr me paraqitjet në ekipin Kombëtar. Ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Euro 2000.
  8. Pat Jennings, Irlanda Veriore – vitet aktive 1963 – Në vitin 1983, Jennings u bë lojtari i parë që pati mbi 1000 paraqitje si portier profesional. Në total, ai ka luajtur 237 ndeshje për Arsenal, dhe 427 për Tottehnam Hotspur, dhe ishte pjesëtar i shumë ekipeve që kanë fituar FA Cup.
  9. Edwin Van Der Sar, Holandë – 1990 – 2008. Ka luajtur për ekipet prestigjioze si Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United. Ka fituar dy Liga të Kampionëve me Ajax në vitin 1995 dhe Manchester United në 2008. Mban rekordin për mospranim të golave deri në 1.311 minuta.
  10. Sepp Maier, Gjermani – 1962 – 1979. Ka mbrojtur ngjyrat e Bayern Munchen, ku ka fituar Kupë Botërore, tri Kupa Evropiane dhe Ligën Evropiane, dhe tri Bundesliga, u kurorëzua me titullin Futbollisti Gjerman i vitit, për 3 herë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-portieret-e-te-gjitha-kohrave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala