10 politikanët shqiptar që vishen më së miri

Autori:Avdyl Pajaziti

“Politikanët kosovarë kanë problem me veshjen pa dallim, sidomos pas orarit të punës. Madje pas orarit nuk i kombinojnë fare si duhet rrobat që veshin. Në raste të shpeshta edhe kur dalin për shëtitje në natyrë nuk ia qëllojnë me veshjen”, kështu i ka vlerësuar veshjet e politikanëve shqiptar, kreatorja e modës Merita Harxhi-Koci, ndërsa ka folur për kolona.al, veç e veç për 10 nga plitikanët më aktiv në Kosovë e Shqipëri.

Hashim Thaqi

Hashim Thaçi ka përparuar më së shumti, nga të gjithë politikanët. Më kujtohet se si është veshur menjëherë pas luftës, pa shije dhe me një frizurë krejtësisht demode. E tash është politikani që vishet më së miri edhe pse ndonjëherë kam përshtypje që është i ngurtë dhe frikësohet të eksperimentojë me ngjyra.

hashim thaqi 1

Kadri Veseli

Kadri Veselit i rrinë teshat mirë dhe në përgjithësi ka një pamje korrekte. Teshat shihen që janë të shtrenjta. Mendoj që ka nevojë të jetë më i guximshëm në kombinimin e ngjyrave. Pas orarit të punës, disa herë e kam parë me tesha që nuk ia ka qëlluar.

kadri veseli

Edi Rama

Padyshim që Edi Rama është politikani që më së shumti më pëlqen si vishet. Ndjenja e tij për detaje na tregon që është artist i vërtet. Të gjithëve na kujtohet detaji me lapsat me tri ngjyra, në shenjë solidariteti me francezët  pas sulmeve terroriste.

13428383_10153759945071523_7074758167922090130_n

Erion Veliaj

Vishet mirë. Ka një ndjenjë për kombinimin e ngjyrave, por është më pak i guximshëm se Edi Rama.

ERION VELIAJ

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri nuk më pëlqen si vishet. Thjesht, ka nevojë për këshilla të stilistit.

10305506_797442713629463_3131545881875844035_n

Shpend Ahmeti

Nuk i kushton shumë kujdes veshjes. Me pak kujdes dhe mund, do të dukej shumë më mirë.

SHPEND AHMETI

Bexhet Pacolli

Patjetër ka nevojë për stilist. Mëkat është që rrobat e tij shumë kualitative  nuk i kombinon si duhet. Me vetëm pak ndihmë, ai do dukej shumë më mirë. Përndryshe, ka shumë shije për orët e dorës. Gjithmonë i ka të mira.

bexhet pacolli me ore

Ramush Haradinaj

Ka nevojë për stilistë. Ka raste kur vishet mirë, por konstrukti i tij i trupit ia imponon, që teshat t’i qepë te rrobaqepësi sipas masës. Figura e tij prej atletit, do të duket shumë më e rafinuar sikur t’i qepen teshat sipas masës së tij.

ramush haradinaj

Albin Kurti

Sa i përket Albin Kurtit, ai e ka look-un e një politikani jo konvencional. Ka raste kur mundohet të duket më mirë, duke i kombinuar setrat me këmisha të bardha.

10650048_709684115754236_3239179415340990943_n

Fatmir Limaj

E ka një model të veshjes, setër dhe pantallona. I duhet shumë të punojë në dukje dhe stil./Kolona.al

10006179_10152325069169098_3171375435096940830_n

/kolona.al/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-politikanet-shqiptar-qe-vishen-me-se-miri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala