10 politikanët më të suksesshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas webfaqes “Ranker”, këta janë dhjetë politikanët më të suksesshëm e të gjitha kohërave.

  1. Mahatma Gandhi – ishte lideri preminent i nacionalizmit Indian në Indinë e sunduar nga Britania. Duke përdorur mosbindjen civile jo të dhunshme, Gandhi e qoi Indinë drejt pavarësisë, dhe frymëzoi lëvizje për të drejta civile dhe për liri anë e mbanë botës.
  2. Abraham Lincoln – ishte Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, nën detyrë nga Marsi i 1861-tës, e deri në atentatin e tij në Prill të 1865. Lincoln, e ka udhëhequr Amerikën gjatë luftës së saj civile – lufta e saj e përgjakshme, krizës kushtetuese dhe politike. Gjatë kësaj kohe ai e ruajti Bashkimin, e shfuqizoi skllavërinë, e forcoi qeverinë dhe e modernizoi ekonominë.
  3. Nelson Mandela – ishte revolucionar anti-aparteist i Afrikës Jugore, politikan, aktivist, avokat, dhe filantropist që shërbeu si president i i Afrikës së Jugut nga 1994-1999. Ai ishte kryetari i parë me ngjyrë i vendit, dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Qeveria e tij ishte e fokusuar në shkatërrimin e trashëgimisë së aparteizmit.
  4. Ëinston Churchill – ishte politikan Britanez, i cili ishte Kryeministri i Britanisë së Madhe nga viti 1940 deri në vitin 1945, dhe prap gjatë viteve 1951 – 1955. I cilësuar botërisht si njëri prej liderëve më të mëdhenj i kohës së luftërave të shekullit të 20-të, gjithashtu ishte komandant i ushtrisë Britanike, historian, shkrimtar, dhe artist. Është Kryeministri i parë Britanez që e ka fituar çmimin nobel në literaturë, dhe ishte personi i parë që u bë qytetar nderi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  5. Ëoodroë Ëilson – Presidenti i 28të i SH.B.A-së, në detyrë nga 1913 deri në 1921. Një lider i Lëvizjes Progresive, shërbeu si President i Universitetit ‘Princeton’ nga 1902 në 1910, dhe pastaj si Guvernator i New Jersey, nga 1911 në 1913. Me ndarjen e Partisë Republikanë në 1912, ai e udhëhoqi Partinë Demokratike në kontrollimin e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, për rreth dy dekada.
  6. Hugo Chávez – ishte politikan Venezulian dhe President i saj që nga viti 1999 deri në vdekjen e tij në vitin 2013. Ai ishte lideri i Lëvizjes së Pestë Republikane që nga themelimi i saj në vitin 1997 e deri në 2007, kur u bashkua me disa parti të tjera për ta formuar Partinë e Unionit Socialist të Venezuelës, që e udhëhoqi deri në vitin 2012. Ideologjia e tij politike ishte Boliviarianizmi dhe Socializmi i shekullit 21.
  7. Willy Brandt – ishte një burrë shteti dhe politikan Gjerman, lideri i Partisë Socialdemokratike të Gjermanisë nga 1964 – 1887, dhe kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë nga 1969 deri në 1974. Ka fituar çmimin Nobel për Paqe në vitin 1971, për përpjekjen e pajtimit në mes Gjermanisë Perëndimore dhe vendeve të bllokut Sovietik.
  8. Maximillien de Robespierre – ishte politikan dhe avokat Francez, dhe njëra prej figurave më të njohura dhe më me influencë i Revolucionit Francez. Si anëtar i Estates-General, i Asamblesë Kushtetuese dhe i Jacobin Club, ai advokoi kundër dënimit me vdekje dhe për shfuqizimin e skllavërisë, i ka përkrahur të drejtat e barabarta, votimin e përgjitshëm dhe krijimin e një republike.
  9. John F. Kennedy – Presidenti i 35të i Amerikës. Ka shërbyer nga viti 1961 deri në atentatin ndaj ti në vitin 1963. Ka pasur shumë ngjarje gjatë shërbimit të tij duke përfshirë krizën e raketave kubane, ndërtimi i murit të Berlinit dhe Lëvizja e drejtava civile në Amerikë.
  10. Indira Gandhi – ishte Kryeministre e Indisë dhe figurë qendrore e partisë së Kongresit Kombëtar Indian. Gandhi ka shërbyer nga viti 1966 në 1977 dhe prap në vitet 1980 deri në atentatin ndaj saj në vitin 1984, është e dyta përsa i përket mbajtjes së postit si Kryeministre e Indisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-politikanet-me-te-suksesshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala