10 personat që nga asgjë u bënë miliarder

Autori:Avdyl Pajaziti

10. Michael Bloomberg (Pasuria: 33,7 miliardë dollarë)

I njohur si personi më i pasur në New York, Bloomberg nisi karrierën e tij në Salomon Brothers, ku u bashkua si tregtar dhe më pas u bë partner. Kur mori drejtimin e kompanisë, ai themeloi kompaninë Bloomberg L.P në vitin 1981. Kompania ishte e projektuar për të bërë informacionin e tregut të aksesueshëm në kohë reale. Bloomberg shërbeu si kryebashkiak i New Yorkut për tre mandate të njëpasnjëshme, dhe është përmendur si kandidaturë e mundshme për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

9. Wang Jianlin (Pasuria: 35,2 miliardë dollarë)

Wang Jianlin shërbeu në ushtri për 18 vjet përpara se të përfshihej në pasuritë e paluajtshme. Pasuria e tij e madhe e bën atë personin më të pasur në Kinë. Pas ushtrisë, ai themeloi kompaninë e Zhvillimit Rezidencial Dalian Xigang, një kompani për zhvillimin e pronave shtetërore. Në vitin 2012, Dalian Wanda zotëroi edhe AMC Entertainment, teatrin e dytë më të madh në Amerikën e Veriut.

8. Mark Zuckerberg (Pasuria: 35,3 miliardë dollarë)

Zuckenberg e nisi projektin Facebook gjatë shkollës së lartë në Universitetin e Harvardit. Pas shkollës ai u zhvendos në Kaliforni me bashkëthemeluesit e tij për të ushqyer rritjen e kompanisë. Në vitin 2006 ai refuzoi një ofertë nga Yahoo për ta shitur kompaninë për 1 miliard dollarë, gjë që ishte një lëvizje e zgjuar duke parë që në vitin 2012 ai arriti të fitonte 16 miliard dollarë nga Facebook.

7. Carlos Slim Helú (Pasuria: 35,4 miliardë dollarë)

Slim studioi për inxhinieri në Universitetin Autonom Kombëtar UNAM në Meksikë përpara se të themelonte kompani që kishin interes financiar, industrial, telekomunikativ si dhe në sektorë të medias përveç të tjerave. Sot, ai kontrollon më shumë se 200 kompani në Meksikë dhe është një nga aksionerët më të mëdhenj të The News York Times.

6. Jeff Bezos (Pasuria: 39,8 miliardë dollarë)

Bezos shkroi planin origjinal të biznesit Amazon në kohën kur ishte i ulur në vendin e pasagjerit ndërkohë që gruaja e tij ngiste makinën, ndërsa shkonin së bashku me qenin e tyre në Bregun Lindor të Siatëllit, ku ai planifikoi dhe themeloi kompaninë. Sot, Bezos zotëron 18 për qind të aksioneve të Amazon.

5. Ingvar Kamprad (Pasuria: 48,1 miliardë dollarë)

Në moshën 17 vjeçare, Kamprad themeloi kompaninë suedeze të mobiljeve IKEA me disa para që babai i kishte lënë shpërblim për një arritje akademike. IKEA do të thotë Ingvar Kamprad Elmtaryd Agunaryd, i cili kombinon emrin e tij, me emrin e fermës së familjes së tij. Kamprad tani shërben si këshilltar në bordin e IKEA Group, që tani është kompani ndërkombëtare.

4. Larry Ellison (Pasuria: 51,5 miliardë dollarë)

Ellison nga programues u bë sipërmarrës për të ndërtuar famë dhe pasuri. Ai dhe dy kolegë të tij zhvilluan Oracle, një sistem menaxhimi të të dhënave relacionale të përdorura nga CIA. Ellison shërbeu si shef ekzekutiv deri në vitin 2014 dhe tani është president i kompanisë. Ai gjithashtu ka një pasuri të patundur që përfshin pjesën më të madhe të ishullit hauajian.

3. Amancio Ortega (Pasuria: 65 miliardë dollarë)

Në vitin 1975, spanjolli ishte bashkë themelues i ZARA, dyqani veshjesh me çmime të arsyeshme. Kompania e tij, Inditex, është grupi më i madh i botës në Tokë. Ortega arriti t’i shmangej krizës financiare në Spanjë, duke e rritur pasurinë e tij me 45 miliardë dollarë nga viti 2009 deri në vitin 2014 me rritjen e kompanisë.

2. Warren Buffett (Pasuria: 70,1 miliardë dollarë)

Buffett shfaqi aftësitë e tij financiare në moshë të re, dhe bëri investimin e tij të parë në moshën 11-vjeçare. Kur shkoi 13 vjeç ai kishte biznesin e tij të vogël të shpërndarjes së gazetave. Tani ai është presidenti dhe shefi ekzekutiv i Berkshire Hathaway, dhe kompania e tij ka aksionet me çmime më të larta në bursën e New Yorkut.

1. Bill Gates (Pasuria: 85.7 miliardë dollarë)

Gates filloi të programonte kompjuterë kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975, pasi braktisi Harvardin. Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar sedo të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-personat-qe-nga-asgje-u-bene-miliarder/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala