10 persona keqpërdorën 28 milion euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke thënë se ata kanë keqpërdorur 28 milionë euro.

Lexojeni të plotë reagimin e Ahmetit në Facebook:

“Më në fund! Pas hetimeve të prokurorisë për 49 dosjet e para të dërguara, prokuroria ngrit aktakuzë ku thotë se përfitimet e 10 zyrtarëve kanë qenë 28 milionë euro. Ku kanë shkuar ato para? Kush i ka marr ato prona? Këto janë vetëm për 49 ndërtesa, e në Prishtinë janë 46 mijë ndërtime pa leje.

Besoj të nderuar bashkëqytetarë që po e kuptoni madhësinë e krimit në Prishtinë. Po e kuptoni madhësinë e interesave që ende po luftojnë ta sulmojnë urbanizmin edhe pas këtyre 18 muajve.

Këtë nuk e kemi bërë për inat të partive tjera apo për inat të ndonjë individi, por për të luftuar korrupsionin qe e ka hëngër shtetin tonë.

Sigurisht se do të jetë proces i gjatë por uroj që kjo të jetë fillimi i një gjyqësori tjetër. E di që shumë kemi fol për këto dosje e jemi interpretuar se po ndërhyjmë por pa hetim e të tilla, të korruptuarit kurrë nuk do të frikohen” (sic), ka shkruar Ahmeti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-persona-keqperdoren-28-milion-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala