10 Pasojat e ‘Jo’-së Greke

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke i vënë veshin këshillës së qeverisë së tyre dhe duke votuar “Jo” në referendum të dielën, qytetarët grekë dërguan një mesazh të qartë.
Në këtë fazë, megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e liderëve evropianë duken të gatshëm për të dëgjuar; dhe madje edhe më pak duken të gatshëm për të ofruar llojin e ndihmave që Greqia dëshpërimisht ka nevojë. Implikimet do të ndihen kryesisht në Greqi, por edhe në Evropë dhe më gjerë.

Këtu janë 10 pasojat e votimit:

  1. Fitorja e “Jo”-së me më shumë se 60 për qind të votave fillimisht do të çojë në një shitje të përgjithshme të kapitalit, së bashku me presionet e çmimeve në obligacionet e emetuara nga Greqia.
  2. Duke qenë të kapur në befasi, politikanët evropianë urgjentisht do të kërkojnë të rimarrin iniciativën: Kancelaria Angela Merkel e Gjermanisë dhe Presidenti Francois Hollande i Francës do të takohen në Paris të hënën për të punuar në një zgjidhje. Në një botë të përsosur, këta liderë do të lëvizin shpejt dhe në mënyrë efektive me qeverinë greke për të kapërcyer konfliktin dhe ashpërsinë që i parapriu referendumit.
  3. Edhe me këto sfida, greket dhe politikanët evropianë nuk kanë shumë kohë për të marrë aktin e tyre së bashku. Kushtet e tmerrshme në Greqi do të bëhen shumë më keq para se të përmirësohen. Pa ndihmën e madhe emergjente nga Banka Qendrore Evropiane, qeveria do ta gjej të vështirë për të marrë paratë për makinat e automatizuara.
  4. Kontrollet e kapitalit dhe pagesave do të forcohen. Ekonomia do të marrë një hap tjetër shqetësues, përkeqësimin e papunësisë dhe varfërisë. Dhe qeveria do të luftojë për të paguar pensionistët dhe pagat e nëpunësve civilë.
  5. Si rezultat, qeveria do të jetë nën presionin në rritje për të ruajtur një ndjenjë të një ekonomie funksionale. Nëse e bën atë, IOUs do të marrë rolin e një monedhe paralele, cituar në vend në zbritje të monedhës së vetme.
  6.  Jasht Greqisë, shumë mendime do të jipen në limitimin e ndikimeve ngative. BQE, ka shumë të ngjarë që ti duhet të ndryshojë masat për përmbajtjen rajonale, duke përfshirë zgjerimin e programin aktual të blerjeve në shkallë të gjerë të letrave me vlerë. Kjo do të dobësojë kursin e këmbimit të euros.
  1. Të gjitha partitë e involvuara do ta shohin veteveten duke kaluar në planin e tyre B. Ky tranzicion do të bëhet më dramatik për Greqinë sesa për pjesën tjetër të Evropës.
  2.  Me qëllim të luftimit sa më të shpejtë të vuajtjes së njerëzore, dhimbjes dhe pasigurisë, Evropa ka instrumentet dhe insititucionet për të mbajtur integritetin e eurozonës. Por kjo do të kërkojë veprime nga BQE që të bashkohet me masat nga Mekanizmi i Stabilitetit Evropian dhe me Bankën e Investimeve Evropiane, që synon kompletimin e një bashkimi bankar dhe duke bërë përparim në integrimin fiskal.
  3. Është shumëe diskutueshme, që Greqia do të jetë në gjendje të rikthejsë statusin e saj të plotë si antare e eurozonës. Me të vërtetë, pa aftësi të mëdha të menaxhimit të krizës, është një rrezik i lartë që të bëhet një shtet i dështuar. Në vend se të qëndrojë duarkryq, Evropa ka nevojë që të sigurohet se dalja e Greqisë nuk shkakton veçim më të madh nga Bashkimi Evropian.
  4. Së fundi, presin një shpërthim të fajit. Ky aktivitet joproduktiv mund të përfundojnë duke vonuar nevojën urgjente të Evropës për të përvetësuar mësimet nga ky rezultati i trishtuar: Një seri e premtimeve të pambajtura të reformave nga disa qeveri greke ishin bërë më keq nga kokëfortësitë politike dhe analizat e dobëta, e cila kontribuon në humbjen e Greqisë si anëtare funksionale e familjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-pasojat-e-jo-se-greke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala