10 njerëzit që u zhdukën dhe asnjëherë nuk u gjetën

Autori:Avdyl Pajaziti

Mijëra njerëz humbin apo zhduken brenda një viti dhe rastet më të tmerrshme janë ato ku hetuesit nuk kanë asnjë gjurmë për të ndjekur, pasi që janë situata ku askush nuk i ka parë, dëgjuar etj…

Këto situata të bëjnë që të mendosh se ndoshta edhe i ka përbirë toka, por të gjithë e dimë se kjo teori është e pamundur.

Megjithatë, lajmi.net e sjell për ju listën e disa personave të cilët janë zhdukur pa asnjë gjurmë dhe tash e sa vite nuk janë gjetur kurrë.

Kjo është lista:

10) Maura Murray

Panicked Phone CAll

Me 9 shtator të vitit 2004, 21 vjeçarja Maura Murray, ju kishte dërguar e-mail profesorëve të saj duke ju thënë se nuk do të mund të vijonte mësimin duke sajuar se kishte rast vdekje në familje.

Po atë natë, ajo kishte bërë aksident me veturë ku kishte goditur një pemë.

Çuditërisht, Maura kishte bërë edhe një aksident tjetër disa net para.

Pasi kishte goditur pemën, një vozitës autobusi kishte ardhur dhe e kishte pyetur Mauren se a kishte nevojë ta thërriste policinë.

Maura i ishte përgjigjur jo, por vozitësi i autobusit kishte insistuar ta thërrsite.

Kur policia ishte shfaqur pas 10 minutave, çuditërisht Maura ishte zhdukur.

Nuk kishte pasur ndonjë gjurmë të këmbëve, apo ndonjë shenjë tjetër që mund të tregonte se çfarë kishte ndodhur me të.

Ditën tjetër, i fejuari i Maures në Oklahoma, kishte marrë një thirrje që dyshohet se ishte nga ajo, por krejt çfarë ai kishte dëgjuar ishin disa klithma e të qara.

Edhe pse Maura kishte pas sjellje të çuditshme disa ditë para zhdukjes, familja e saj nuk beson se ajo ishte zhdukur me dëshirën e saj.

9 vite janë bërë dhe ende nuk ka ndonjë gjurmë se çfarë ka ndodhur me të.

9) Brandon Swanson

Brandon Swanson

19 vjeçari Brandon Swanson, në natën e 14 majit 2008, ishte duke u kthyer në vendlindjen e tij në Minesota kur kishte bërë aksident me veturë.

Brandon kishte telefonuar prindërit e tij dhe ju kishte kërkuar që të vinin ta merrnin.

Kur ata erdhën dhe filluan të kërkonin për Brandonin, ata nuk mund ta gjenin atë.

Pastaj babai i Brandonit e kishte telefonuar atë prapë dhe kur Brandon ishte përgjigjur kishte thënë se ishte drejtuar drejt një qyteti të afërt të quajtur Lynd.

Në gjysmë të bisedës papritmas Brandon kishte sharë dhe biseda ishte ndërprerë.

Babai i Brandonit kishte provuar ta telefononte prapë por ai nuk ishte përgjigjur kurrë më, transmeton lajmi.net.

Pasi kishin lajmëruar policinë ata kishin gjetur veturën e tij por nuk kishin mundur ta gjenin atë.

Ekziston një teori ku thuhet se ai aksidentalisht ka mundur të bie në ndonjë liqen dhe të ishte mbytur, por asnjëherë nuk ishte gjetur trupi i tij.

Askush nuk e di se pse Brandon papritmas kishte sharë gjatë asaj bisede dhe ajo bisedë është hera e fundit kur kanë dëgjuar për të.

8) Louis Le Prince

TRain

Louis Le Prince ishte një shpikës Francez që ishte i njohur për xhirimin e parë të pikturave që lëvizin në film.

Çuditërisht, “Babai i Kinematografisë” është i njohur edhe për temën e zhdukjes më të çuditshme të të gjitha kohërave.

Me 16 shtator të vitit 1890, Le Prince ishte duke vizituar vëllanë e tij në Dijon të Francës, para se të hipte në tren për në Paris.

Kur treni kishte arritur tek destinacioni i tij, Le Prince ishte zhdukur.

Hera e fundit që dikush kishte parë Le Prince ishte kur ai ishte duke hyrë në kabinën e tij pasi që ja kishin kontrolluar valixhen e tij.

As Le Prince e as valixhja e tij, nuk janë parë më kurrë.

Nuk ka pasur gjurmë të ndonjë dhune ose të ndonjë rasti të dyshimtë gjatë udhëtimit, dhe askush nuk mban mend që LePrince kishte dalë jashtë kabinës së tij.

Dritaret ishin të mbyllura komplet prandaj ka qenë e pamundur që ai të kërcente nga treni, pos kësaj vetëvrasja nuk shihej si opsion pasi që Le Prince kishte planifikuar të udhëtonte për në Amerikë që të merr patentën për zbulimet e tij të reja.

Pasi që Le Prince nuk ka mundur ti marrë ato patenta, Tomas Edisoni i kishte marrë meritat për zbulimin e fotove lëvizëse.

Sa i përket Le Prince, fati i tij ende mbetet mister.

7) Michael Negrete

Empty Dorm Room

Në 4 të mëngjesit me datën 10 dhjetor, 1999, 18 vjeçari Michael Negrete kishte ndalur kompjuterin e tij pasi që kishte luajtur video-lojëra gjatë gjithë natës me shokët e tij.

Në ora 9 të mëngjesit, kur shoku i dhomës së Michaelit ishte zgjuar nga gjumi, ai kishte vërejtur se Michaeli nuk ishte aty dhe se të gjitha gjërat e tij ishin aty, si psh çelësat, kuleta etj.

Ai nuk është parë më kurrë.

Aspekti më kurioz rreth zhdukjes së Michaelit është se edhe këpucët e tij kishin mbetur.

Hetuesit kishin përdorur qenët për të gjurmuar erën e Michaelit deri në një stacion të autobusit që ishte disa kilometra larg kampusit të shkollës, por a do të kishte mundur të ecte ai aq larg pa këpucë?

Gjëja më e dyshimtë mbetet një person i paidentifikuar që ishte parë rreth orës 4:35 të mëngjesit por që askush nuk e di se a kishte pasur ndonjë lidhje me zhdukjen e Michaelit, shkruan lajmi.net.

Nuk ka asgjë që dëshmon se Michael ishte zhdukur me dëshirën e tij, prandaj ky rast ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se një dekadë.

6) Barbara Bolick

Missing Hiker

Me 18 korrik të vitit 2007, Barbara Bolick, një grua 55 vjeçare nga Montana kishte shkuar për hiking në malet Bitterroot me shokun e saj nga Kalifornia, Jim Ramaker.

Ata ishin drejtuar për tek ‘Bear Creek Overlook’ kur Jim kishte ndaluar të shikonte pamjen nga atje lart.

Thuhet se Barbara ishte diku rreth 6-9 metra mbrapa tij, por Jim kishte thënë se pas një gjysmë minute kur ishte kthyer mbrapa, ajo ishte zhdukur komplet.

Pasi ishin lajmëruar autoritetet përkatëse, një hulumtim intensiv kishte ndodhur në atë pjesë por asnjë gjurmë e Barbarës nuk ishte gjetur.

Në sipërfaqe, storja e Jim Ramaker duket shumë e pabesueshme.

Sidoqoftë, ai ishte vazhdimisht bashkëpunues me autoritetet dhe pasi që asnjë gjurmë nuk ishte gjetur se ai kishte pasur ndonjë lidhje me zhdukjen e saj, autoritetet nuk e konsideruan atë si të dyshimtë.

Janë bërë rreth 6 vite që nga zhdukja e Barbares por autoritetet nuk kanë gjetur ende ndonjë gjurmë rreth zhdukjes së saj.

5) Michael Heron

Crashed ATV

Me 23 gusht të vitit 2008, 51 vjeçari Michael Hearon kishte udhëtuar për në farmën e tij në Tennessee me planet për të kositur barin.

Atë mëngjes, fqinjët e kishin parë Michael të largohet nga ferma me veturën e tij dhe thuhet se ajo ishte hera e fundit kur Michael ishte parë i gjallë.

Ditën tjetër, shokët e Michaelit e kishin vizituar atë në fermë dhe e kishin parë kamionin e tij të parkuar në rrugë me dritaret e lëshuara te poshtë.

Rimorkio e Michaelit ishte gjithashtu e ngjitur për kamioni dhe kositësi i barit ishte në të, por bari i fermës nuk ishte kositur.

Shokët e tij ishin kthyer prapë ditën tjetër dhe kishin filluar të brengoseshin kur kishin parë se kamioni ishte ende i parkuar në të njëjtin vend dhe se çelësat, celulari dhe kuleta e tij ishin ende brenda.

Autoritetet ende nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë se si Michael Heron ishte zhdukur papritmas.

4) April Fabb

Abandoned Bike

Kjo është ndër zhdukjet më të famshme që kanë ndodhur në historinë e Britanisë, e që ka ndodhur me 8 prill të vitit 1969 në Londër.

Një 13 vjeçare e quajtur April Fabb ishte larguar nga shtëpia e saj për të vizituar motrën e saj në një fshat të afërt e të quajtur Roughton.

Ajo kishte vendosur që të shkonte me biçikletë dhe herën e fundit ishte parë nga një vozitës kamioni duke e vozitur biçikletën rreth orës 2:06 pasdite.

Në ora 2:12 pasdite, biçikleta e saj ishte gjetur në mes të një fushe, qindra metra larg Ordinancës së Vëzhgimit, por punëtorët nuk kishin parë asgjë.

Rrëmbimi dukej si skenari më i përshtatshëm për zhdukjen e Aprilit,por kryesi i krimit do ta kishte pas këtë thuajse të pamundur sepse ai do ti kishte pas vetëm 6 minuta kohë që ta rrëmbente Aprilin dhe ta zhdukte nga ajo zonë pa u parë nga ndonjë dëshmitar.

Autoritet përkatëse nuk kishin gjetur asnjë gjurmë rreth zhdukjes së saj edhe pse një rast i njëjtë kishte ndodhur me një vajzë tjetër në vitin 1978, e që i dyshuari kryesor ishte vrasësi i famshëm Robert Black, shkruan lajmi.net.

3) Brian Shaffer

Empty Bar

Brian Shaffer ishte 27 vjeçar që studionte mjekësinë në Universitetin e Ohios.

Ai kishte shkuar në një bar të quajtur ‘Ugly Tuna Saloona’ në natën e 1 prillit të vitit 2006.

Diku mes orës 1:30 dhe 2:00 të mëngjesit, ai ishte zhdukur në mënyrë misterioze.

Ai atë natë thuhet se ka pirë shumë dhe pasi që kishte folur me të dashurën e tij në telefon ishte parë duke folur edhe me 2 vajza të tjera.

Sidoqoftë, askush në atë kafe nuk e mban mend ta ketë parë atë pas asaj.

Pyetja më interesante dhe gjëja më interesante rreth zhdukjes së tij është se ai nuk është parë duke dal nga ai bar.

Ai në kamera shihet qartë duke hyrë në bar kur kishte ardhur në fillim, por asnjë gjurmë nuk ekziston që është parë duke dalë nga ai bar.

Asnjë nga shokët dhe familjarët e tij nuk beson se ai ishte zhdukur me dëshirën e tij.

Edhe pse ai ishte në një periudhë të keqe pasi që nëna e tij kishte vdekur 3 javë para zhdukjes së tij, ai ishte duke kaluar shumë mirë në shkollë dhe kishte bërë plane për të shkuar në pushime me të dashurën e tij.

Por nëse Brian është rrëmbyer ose çfarë do qoftë, si është e mundur që kryesi i krimit e ka vendosur atë jashtë barit pa e parë ndonjë dëshmitar ose kamerat e sigurisë.

2) Jason Jolkowski

Jason

Në mëngjesin e 31 qershorit të vitit 2001, 19 vjeçari Jason Jolkowski ishte thirrur që të shkonte më herët në punën e tij në Nebraska.

Ai kishte kërkuar nga një shok që ta merrte atë afër një shkolle të mesme, Jason nuk ishte shfaqur kurrë.

Hera e fundit që është parë Jasoni është gjysmë ore para se ai të takohej me shokin e tij, e që ishte parë nga një fqinjë ku thotë se Jason ishte duke dërguar kanaçe në garazhin e tij.

Kamerat e sigurisë së asaj shkolle ku e kishin lënë të takoheshin dëshmojnë se Jason nuk kishte arritur atje kurrë.

Jason nuk kishte probleme personale ose ndonjë arsye të fortë për tu zhdukur, dhe nuk ekziston asnjë dëshmi që tregon se çfarë ka mundur të ndodhë me të.

Fati i tij mbetet një mister i pazgjidhur edhe pas 12 viteve.

1) Nicole Morin

Nicole Morrin

Me 30 korrik të vitit 1985, 8 vjeçarja Nicole Morin ishte larguar nga apartamenti i nënës së saj në Toronto, Ontario.

Pasi që kishte marrë postën në ora 10:30 të mëngjesit atë ditë, ajo kishte bërë plane të shkonte për not me shokët e saj në pishinën e ndërtesës ku jetonin.

Ajo kishte përshëndetur nënën e saj dhe ishte larguar nga apartamenti, por 15 minuta më vonë shoqet e saj kishin ardhur tek apartamenti i nënës së saj dhe e kishin pyetur se pse Nicole nuk kishte shkuar.

Zhdukja e Nicoles bëri që policia të bënte investigimin më të madh në histori të Torontos, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.

Teoria më e mundshme është që dikush mund ta kishte rrëmbyer Nicolen menjëherë pasi ajo ishte larguar nga apartamenti, por ndërtesa ishte e lartë 20 kate, kështu që do të kishte qenë thuajse e pamundur ta largoj atë pa u zbuluar.

Një banues kishte thënë se e kishte parë Nicolen të shkonte tek ashensori, por askush tjetër nuk ka raportuar se ka parë ose ka dëgjuar ndonjë gjë.

Për rreth 30 vite më vonë dhe autoritetet ende nuk kanë zbuluar asnjë gjurmë të vetme se çfarë ka ndodhur me Nicole Morin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-njerezit-qe-u-zhduken-dhe-asnjehere-nuk-u-gjeten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala