10 njerëzit më të pasur në Angli

Në këtë listë bëhet fjalë për njerëzit që jetojnë dhe veprojnë në Angli, jo medoemos bëhet fjalë vetëm për Anglezët.
- Roman Abramovich – pronari i ekipit të njohur anglez Chelsea, Roman Abramovich, është personi i dhjetë më i pasur në Angli. Ka vlerën prej 11,17 miliardë dollarë, dhe këto para kryesisht i ka fituar nga kompanitë energjetike.
- Duka i ‘Westminister’ – apo siç quhet Gerald Gavendish Grosvenor, ka fituar paratë e tij me trashëgimin e tokave që datojnë nga viti 1677. Vlera e tij është 13.11 miliard dollarë.
- Kirsten dhe Jorn Rausing – vëllau dhe motra suedez, që janë aksionarët kryesorë të fabrikës për ambalazhim Tetra Laval (apo siç njihet Tetra Pak), këta vlejnë 13.3 miliard dollarë.
- Lakshmi Mital – me vlerë prej 14 miliardë, Lakshmi ishte më i pasur në vitim 2008 me 27 miliardë, mirëpo firma e tij e çelikut pati rënie.
- Ernesto dhe Kirsty Bertarelli – 14.48 miliardë është vlera e tyre. Ernesto është njeriu më i pasur Zvicran pasi ka shitur kompaninë farmaceutike.
- David dhe Simon Reuben – vëllezërit të lindur në Mumbai dhe janë qytetarë Britanez, shumicën e fitimeve të tyre e marrin nga tokat me vlerë. Vlera e tyre është 14.8 miliard.
- Alisher Usmanov – oligarku rus, me vlerë prej 15 miliard, fitimet e tij i merr nga miniera e çelikut dhe hekurit.
- Galen dhe George Weston – fitimet e tyre vijnë nga dyqanet e ushqimit që i posedojnë në Kanada, vlera e tyrre arrin shifrën 16.8 miliard.
- Sri dhe Gopi Hinduja – me shumë biznese të zhvilluara, ndër to prodhimet e veturave, vëllezërit Hindu, kanë vlerë prej 19.9 miliard dollarë.
- Len Blavatnik – u bë miliarder nga rënia e komunizmit. Ai e ndërtoi pasurinë e tij nga prodhimi i naftës, dhe ka vlerën marramendëse 20.2 miliard dollarë.