10 njerëzit më të mençur në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas renditjes dhe kualifikimit të listës, vendin e parë me IQ më të lartë me 230 pikë, e zuri 36-vjeçari, matematikani Terence Tao, i cili ishte i aftë që në moshën 2-vjeçare të zgjidhte probleme dhe ekuacione matematikore. Mori doktoraturën në Universitetin e Princeton kur ishte 20-vjeç dhe u bë profesori më i ri në histori, në universitetin UCLA në moshën 24-vjeçare.

Në vendin e dytë, ndodhet 30-vjeçari Christopher Hira, me IQ 225 pikë. Ndërmjet arritjeve të tij, përfshihet dhe fakti se filloi të punonte për NASA-ën, kur ishte… 16-vjeç. Morri pjesë në hulumtimet e NASA-s për banimin e Marsit, si dhe mori doktoraturën e tij në Universitetin e Princeton në moshën 22-vjeçare.

I treti në listë radhitet dhe në grupin e 200-ës, vjen 50-vjeçari astrofizikani Kim Yong-Oungk, me IQ 210. Ai ka rezultatin më të lartë të zgjuarsisë në botë. Që në moshën dy vjeçare fliste katër gjuhë të huaja dhe u ftua nga NASA tl studionte në SHBA që në moshën 8-vjeçare.

Ndërsa listën, e plotësojnë “djali i keq” Rick Rosner me IQ 192, ish kampioni i botës në shah, Garry Kasparov me IQ 190, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen me IQ 170, shahistja Judith Polgar me IQ 170, matematikani i shumëvlerësuar, i cili martë në biografinë e tij disa dhjetëra çmime Sir Andreë Ëill me IQ 170 dhe artisiti i famshëm James Ëoods me IQ 180, i cili para se të apasiononohej me kinemanë, studionte algjebër në Universitetin UCLA dhe MIT.

I fundit në dhjetëshen e më të zgjuarve të botës, radhitet astrofizikani Stifen Haëking me IQ 160.

Një njeri, kalon në rangun e më të zgjuarve të botës, nëse IQ-ja e tij arrin të kalojë nivelin e 140 pikëve të cilën e arrijnë vetëm 0,5% e popullsisë së gjithë globit. 50% e njerëzve në të gjithë botën arrin nga 90 deri 110, ndërsa 2,5% e popullsisë arrin “mençurinë” me IQ që kalon 130

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-njerezit-me-te-mencur-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala