10 milionerët e pa dipolmuar

- Ralph Lauren – gjatë studimeve në shkollën e biznesit, “Baruch College” në Manhattan, Lauren e la atë për të iu bashkangjitur ushtrisë.
Pastaj ai u punësua në fabrikën e kravatave A.Rivets&Co. Debutimin e tij të parë si dizajner i rrobave e bëri duke punuar jashtë rrjedhës së tregut. Në atë kohë në trend ishin kravatat e holla, ndërsa Lauren filloi të shiste kravata të trasha. Në vitin e parë ai pati shitje me vlerë gjysmë milion dollarë. Tani ai vlen 82 milion dollar. - Bill Gates – njëri prej njerëzve më të pasur në botë, i kishte lënë në gjysme studimet në Harvard. Interesi i tij për kompjuterin filloi në moshën 13 vjeçare dhe bëri 20,000 dollarët e parë duke e krijuar një program për kompjuter, e cila e monitoronte trafikun në qytetin e Seattle. Ai tani ka vlerën 86 miliard dollar.
- Steve Jobs – Babai i inovacionit ishte student në Reed College për gjashtë muaj, pastaj e la atë për të punuar si dizajnues i videolojrave për kompaninë Atari. Në vitin 1976, kur ishte 21 vjeç, ai u bashkua me Steve Wozniak për të filluar kompaninë Apple Computers. Para se të vdiste, vlera e tij ishte 10,2 miliard dollar.
- Mark Zuckerberg – përderisa ende ishte në shkollë të mesme, Zuckerberg tërhoqi vëmendjen e AOL dhe Microsoft, kur ai krijou një shtesë për programin Winamp. Ai i refuzoi ofertën e punës për të vazhduar studimet dhe në vitin 2004, ai lancoi “Facebook”, nga dhoma e tij e konviktit në Harvard. Rrjeti social pati sukses të menjëhershëm, dhe kështu Mark-u, la studimet për të vazhduar karrierën biznesore. 31 vjeçari ka vlerën 32.5 miliard dollar.
- Coco Chanel – ikona e modës, e cila ishte rritur në jetimore dhe u mësua nga motrat e nderit që të qepte. Në vitin 1910, ajo hapi një dyqan kapelash në Paris.
Aventura e parë e saj e linjës së rrobave filloi kur ajo e bëri një fustan përmes një triko-s së vjetër. Para vdekjes në vitin 1971, vlera e Chanel ishte 8 milion dollar. - Simon Coëell – e la shkollën në moshën 17 vjeçare, pasi u përjashua nga shumë institucione për shkak të sjelljes së keqe.
Ai punoi për karrierën e tij në industsrinë e muzikës, ku u bë producent, dhe tani ka themeluar studion e inqizimit Fanfare Records. Tani ai ishte anëtar i “Pop Idol”, e cila ia hapi rrugën për të marrë pjesë në “American Idol”. Vlera e tij është 550milion dollar. - James Cameron – regjisori i filmit të famshëm “Avatar”, që i solli shumë çmime, ishte prej atyre që kishte braktisur shkollimin, dhe e fitonte kafshatën e gojës si vozitës i kamionit. Tani, vjera e tij është 700 milion dollar.
- Steve Wozniak – bashkëthemeluesi i Apple, ishte i fascinuar pas kompjuterit qysh nga mosha fëminore. Ai ishte shumë pak aktiv në fakultetin e tij, nëpermjet të cilit u njoftua me Steve Jobs. Tani ai ka vlerën 100 milion dollar.
- Richard Branson – la shkollën e mesme në moshën 16vjeçare, për të filluar revistën Student. Suksesi i revistës çoi në krijimin e kompanisë Virgin, dhe pas saj rrodhën shumë themelime të reja nën emrin Virgin.Vlera e Richard Branson është 5.1 miliard dollar.
- Ted Turner – pasi u përjashtua nga Broën University, babai i tij i dha një punë si menaxher i një filiale të Turners Adevrtising’s Macon. Kur babai i tij vdiq në vitin 1963, ai u për kryeshef i asaj firme. Themeluesi i CNN, tani ka vlerën 2.2miliard dollar.