10 milionë euro për Asociacionin e Komunave Serbe

Autori:Avdyl Pajaziti

Për Bashkësinë e Komunave Serbe në veri, që serbët e quajnë “Zajednica”, Qeveria e Serbisë ka ndarë tashmë 10 milionë eurot e para për të.

“Zajednica” rrjedh nga Marrëveshja a Brukselit mes Prishtinës e Beogradit e arritur më 19 prill 2013, dhe prej atëherë vazhdojnë diskutimet për themelimin e saj.

Gazeta nga burimet e saj në Qeverinë serbe, ka mësuar se në qershor të këtij viti, në shqyrtimin e buxhetit të Serbisë për pjesën e dytë të vitit, vendi ka ndarë 10 milionë euro për dy sektorë, arsimin dhe shëndetësinë, të cilat do të derdhen në Bashkësinë e Komunave Serbe në veri sapo të themelohet.

“Janë 10 milionë euro që janë ndarë fillimisht për dy sektorë, arsimin dhe shëndetësinë. Kjo është pjesa e parë, ndërsa do të ketë diskutime dhe shqyrtime për pjesën tjetër, që përfshin infrastrukturën, zhvillimin ekonomik dhe sektorë të tjerë”, ka thënë për “Zërin” një zyrtar i lartë në Qeverinë serbe, në kushte anonimiteti.

“10 milionë euro janë paraparë të shpenzohen për shëndetësi e arsim në Kosovë, vetëm për gjashtë muajt e fundit të vitit 2015”, tha më tutje ai. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-milione-euro-per-asociacionin-e-komunave-serbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala