10 miliarderët e 2015 që e krijuan pasurinë nga zeroja!

Autori:Avdyl Pajaziti

Në botë, sot ka rreth 1,800 njerëz të cilët kanë akumuluar një pasuri përtej milionave. Këta 1,800 njerëz bashkë, kanë më shumë pasuri se sa pjesa tjetër (7 miliard)  e njerëzve në botë. Miliarderët e sotëm janë të famshëm, por ata janë njerëz si ne:  si Bill Gates, Warren Buffett, Oprah, etj. 
Nga këto 1,800, ka dy tipa miliarderësh: ata që e trashëguan pasurinë e tyre dhe ata që e ndërtuan nga asgjëja. Lideri botëror Wealth-X, që merret me kërkimet dhe vlerësimet e pasurive të mëdha të individëve të ndryshëm, u fokusua në listën e miliarderëve më të pasur në botë që e bënë vetë pasurinë e tyre. Ja kush janë top 10 më të pasurit që e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre (deri në fillim të gushtit 2015).
10.Sergey Brin – Pasuria: 32.9 miliardë dollarë

 

Brin emigroi nga Moska në SHBA me prindërit e tij që kur ishte fëmijë. Përpara se të takohej me bashkë – themeluesin e Google, Larry Page në Universitetin Stanford, Brin fitoi një diplomë në matematike dhe shkenca kompjuterike nga Universiteti i Maryland. Sot, ai drejton Google X, sektorin sekret të Google që merret me risitë e mëdha teknologjike.
9. Larry Page – Pasuria: 33.5 miliardë dollarë

 

“BackRub” ishte emri i projektit të ideuar nga Larry Page dhe Sergey Brin në vitin 1996, në dhomat e tyre të konviktit, ndërsa bënin doktoratën në shkenca kompjuterike në Universitetin e Stanfordit. Për më shumë se një vit, motori i kërkimit operoi në serverët e universitetit. Dyshja la universitetin e Stanfordit për të themeluar kompaninë e tyre Google.
8. Michael Bloomberg – Pasuria: 35.5 miliardë dollarë

 

I njohur si personi më i pasur në New York, Bloomberg nisi karrierën e tij në Salomon Brothers, ku u bashkua si tregtar dhe më pas u bë partner. Kur mori drejtimin e kompanisë, ai themeloi kompaninë Bloomberg L.P në vitin 1981. Kompania ishte e projektuar për të bërë informacionin e tregut të aksesueshëm në kohë reale. Bloomberg shërbeu si kryebashkiak i New Yorkut për tre mandate të njëpasnjëshme, dhe është përmendur si kandidaturë e mundshme për presidencën e Shteteve të Bashkuara.
7. Mark Zuckerberg – Pasuria: 38.3 miliardë dollarë

 

Zuckenberg e nisi projektin Facebook gjatë shkollës së lartë në Universitetin e Harvardit. Pas shkollës ai u zhvendos në Kaliforni me bashkë- themeluesit e tij për të ushqyer rritjen e kompanisë. Në vitin 2006 ai refuzoi një ofertë nga Yahoo për ta shitur kompaninë për 1 miliard dollarë, gjë që ishte një lëvizje e zgjuar duke parë që në vitin 2012 ai arriti të fitonte 16 miliard dollarë nga Facebook.

 

6. Jeff Bezos – Pasuria: 44.6 miliardë dollarë

 

Bezos shkroi planin origjinal të biznesit Amazon në kohën kur ishte i ulur në vendin e pasagjerit ndërkohë që gruaja e tij drejtonte makinën, ndërsa shkonin së bashku me qenin e tyre në Bregun Lindor të Siatëllit, ku ai planifikoi dhe themeloi kompaninë. Sot, Bezos zotëron 18 për qind të aksioneve të Amazon.
5. Larry Ellison – Pasuria: 46.5 miliardë dollarë

 

Ellison nga një programues u bë sipërmarrës për të ndërtuar famë dhe pasuri. Ai dhe dy kolegët e tij zhvilluan Oracle, një sistem menaxhimi i të dhënave relacionale të përdorura nga CIA. Ellison shërbeu si shef ekzekutiv deri në vitin 2014 dhe tani është president i kompanisë. Ai gjithashtu ka një pasuri të patundur që përfshin pjesën më të madhe të ishullit hauajian.
4. Carlos Slim Helu – Pasuria: 61.8 miliardë dollarë

 

Slim studioi për inxhinieri në Universitetin Autonom Kombëtar UNAM në Meksikë përpara se të themelonte kompani që kishin interes financiar, industrial, telekomunikativ si dhe në sektorë të medias përveç të tjerave. Sot, ai kontrollon më shumë se 200 kompani në Meksikë dhe është një nga aksionerët më të mëdhenj tek “The News York Times”.
3. Warren Buffett – Pasuria: 62.7 miliardë dollarë

 

Buffett shfaqi aftësitë e tij financiare në moshë të re, dhe bëri investimin e tij të parë në moshën 11-vjeçare. Kur shkoi 13 vjeç ai kishte biznesin e tij të vogël të shpërndarjes së gazetave. Tani ai është presidenti dhe shefi ekzekutiv i Berkshire Hathaway, dhe kompania e tij ka aksionet me çmime më të larta në bursën e New Yorkut.
2. Amancio Ortega – Pasuria: 69.7 miliardë dollarë

 

Në vitin 1975, spanjolli ishte bashkë – themelues i ZARA, dyqani veshjesh me çmime të arsyeshme. Kompania e tij, Inditex, është grupi më i madh i botës në Tokë. Ortega arriti t’i shmangej krizës financiare në Spanjë, duke e rritur pasurinë e tij me 45 miliardë dollarë nga viti 2009 deri në vitin 2014 me rritjen e kompanisë.
1. Bill Gates – Pasuria: 76.3 miliardë dollarë

 

I quajtur ndryshe si djali i artë i SHBA-së, Gates filloi të programonte ne kompjuter vetëm kur ai ishte 13 vjeç. Më pas ai themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975, pasi braktisi Harvardin. Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar se do të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën. Bill Gates jo vetëm që është një model për amerikanët, por ai është një hero për shumë sipërmarrës që aspirojnë sot në botë

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-miliarderet-e-2015-qe-e-krijuan-pasurine-nga-zeroja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala