10 mijë ndërtimeve në Prishtinë nuk u dihen pronarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Legalizimi i ndërtimeve pa leje po rezulton të jetë proces shumë i vështirë për Komunën e Prishtinës.
Prishtina vlerësohet se i ka regjistruar rreth 10 mijë ndërtime pa leje, për të cilat nuk ka të dhëna se kush është shfrytëzues e kush pronar i vërtetë.

Tash në fazën e dytë, pas regjistrimit të ndërtimeve pa leje, atë të aplikimit për legalizim, nëse palët nuk aplikojnë për legalizim, objekti do të futet në regjistrin e rrënimeve. Madje, sipas ligjit, për legalizim nuk mund të aplikojnë as ato subjekte që nuk e kanë emrin në regjistër.

“Në Komunën e Prishtinës janë regjistruar mbi 46 mijë ndërtime pa leje, prej tyre janë përafërsisht 10 mijë ndërtime të regjistruara për të cilat nuk kemi mundur të sigurojmë të dhënat e pronarëve”, ka thënë Miranda Mullafazliu-Bejta, zyrtare për informim në Komunën e Prishtinës. /Zëri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-mije-ndertimeve-ne-prishtine-nuk-u-dihen-pronaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala