10 mijë euro për përkthim të dokumenteve  

Autori:Zekirja Shabani

Perkthimi i dokumenteve të gjuhës Shqipe në gjuhë të tjera po u kushton kogja shumë institucioneve vendore. Një shpenzim të tillë është duke e bërë edhe Agjencia e Kosovar për Produkte dhe Paisje Medicinale, e cila për këtë punë ka shpallur edhe tendër.

Në njoftimin e publikuar në KRPP ëshë treguar se tenderi për  “Perkthim të dukumenetev  në gjuhën Angleze, Serbo Kroate dhe anasjelltas”, këtij institucioni do t’i kushtojë fiks 10 mijë euro.

Në këtë tender po ashtu është treguar se vlera për njësi për këtë shërbim do të jëtë 70 euro e 20 centë.

Përkthimin e dokumeteve të Agjencisë  Kosovare për Produkte dhe Paisje Medicinale do ta bëjë kompania rivate “NSH Flash”, që edhe është shpallur fituese në mesin e tre konkurentëve.

Kontrata mes kësaj komoania dhe Agejncisë së Produkteve është nënshkruar me 25.02.2015.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-mije-euro-per-perthim-te-dokumenteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala