10 mijë euro dëme në stacionin policor nga protestuesit

10 mijë euro është shifra e dëmeve që i janë shkaktuar stacionit kryesor të policisë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, natën kur u arrestua anëtari i kësaj Lëvizje, Albin Kurti.
Dyer elektronike, kamera të sigurisë dhe shumë dritare janë vetëm disa nga dëmet që pësoi ky stacion, vlera e të cilave konsiderohet se arrin në 10 mijë euro, pa përfshirë në këtë llogaritje veturat e djegura të Prokurorisë.