10 mijë automjete me numër të VALA-s

Autori:Avdyl Pajaziti

Që prej sot, 10 mijë automjeteve në Kosovë, do t’u instalohen numra të Vala-s dhe secili pronar automjetesh mund të rrijë lirshëm, pasi do t’i transmetohet informacioni për vendin ku ndodhet dhe gjendjen e tij në telefonin personal, kompjuterin e tij apo kudo që ai vendos.

Operatori Publik Vala, ka kryer edhe një biznes të suksesshëm në kuadër të fushatës “Të gjithë po kthehen”, pasi që ka siguruar 10 mijë klientë të rinj.

Këtë herë nuk janë qytetarë, biznese private, institucione, por janë 10 mijë automjete që do të bartin prej tash e tutje numrat e Vala-s. Numri i Vala-s, do të instalohet në GPS dhe ai gjithë kohën do të njoftojë pronarin e automjetit për gjendjen e automjetit dhe vendin ku ndodhet ai.

Ky novacion, do të mundësohet në saje të marrëveshjes së PTK-së me kompaninë PBC Kosova, kompani kjo, e cila merret me instalimin e GPS në automjete.

“Kësaj radhe nuk kemi të bëjmë me konsumatorë individual, biznese private apo institucione, por kemi të bëjmë me 10 mijë numra që do të bartin automjetet. Nëse është nevoja edhe më shumë numra dhe e gjithë kjo me qëllim që automjetet të jenë më të sigurta nga vjedhjet dhe dëmtimet eventuale”, tha Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, jo vetëm ky projekt, por edhe shumë inovacione të tjera në teknologji që do të mbështeten nga PTK, mjafton që të jenë ide të reja, kreative dhe normalisht fitimprurëse për dy palët.

Drejtori i kompanisë PBC Kosova, Gazmend Selmani, falënderoi PTK-në për bashkëpunim në ofrimin e këtij shërbimi, sepse sipas tij, vetëm GPS nuk mjafton.

“Ky është një produkt që nuk ekziston në asnjë vend në regjion dhe rrjedhimisht edhe në Kosovë. Pronari i automjetit do të njoftohet për secilin informacion dhe mund të ndalojë automjetin, ta fikë, të njoftojë për shpejtësinë që po ecin, kahjen, etj”, bëri të ditur drejtori i PBC Kosova, Gazmend Selmani.

Ai pohoi poashtu se Vala mundësoi që ky shërbim të kushtojë lirë, vetëm 99 euro për 3 vjet, dhe se ky shërbim mund të paguhet me këste.

Vala ka filluar fushatën “Të gjithë po kthehen’, fushatë kjo që synon kthimin e të gjitha institucioneve publike, private dhe qytetarët në operatorin publik dhe vendase.

Dhjetëra institucione duke filluar nga i fundit, Spitalet e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Trepça, KEK-u, Aeroporti i Prishtinës, etj, etj., janë kthyer në VALA.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-mije-automjete-me-numer-te-vala-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala