10 mënyrat për largimin e erës së keqe të këmbëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Era e keqe e këmbëve , e njohur teknikisht si bromhidrosis, mund të jetë me të vërtetë e turpshme për ata që vuajnë nga ky problem.
Kjo zakonisht ndodh kur këmbët tuaja djersiten dhe djersa nuk zhduket për shkak se ju keni mbathur  këpucë ose çorape.

–  Soda e bukës

Bikarbonat natriumi, e njohur zakonisht si sodë buke, është një zgjidhje efektive për të eliminuar erën e këmbëve. Ajo neutralizon pH e djersës dhe redukton bakteret.
Shto sodë buke në ujë të ngrohtë (një lugë gjelle për çdo çerek galloni) dhe lag këmbët tuaja në atë për 15 deri në 20 minuta çdo natë për rreth një javë.
Ju gjithashtu mund të spërkasni me sodë buke të dy këpucët dhe çorapet tuaja para se të mbathni ato.

–  Vaj Livando

Vaji i Livandos jo vetëm mbanë erë të mirë, por edhe ndihmon për të vrarë bakteret. Plus, ajo ka veti që janë efektive në trajtimin e erës së këmbëve.
Vendos disa pika vaj livando në ujë të ngrohtë.
Lag këmbët tuaja në atë për 15 deri 20 minuta.
Përsëriteni dy herë në ditë për disa ditë.

–  “Alum”

Pudra e Alumit ka veti antiseptike. Kështu, ajo pengon rritjen e baktereve.
Përzieni një lugë çaji me pudër Alumi në një gotë me ujë të ngrohtë.
Pas 15 deri në 20 minutash, thani këmbët tuaja tërësisht dhe pastaj spërkatni pluhur alumi mbi ta. Bëni këtë një herë në ditë.

–  Kripa e Epsomit

Kripa e Epsomit gjithashtu mund të minimizoj erën e këmbëve tuaja. Një dush i këmbëve me kripë Epsom është edhe qetësues për dhimbjen e këmbëve.
Përzini 2 lugë çaji  me kripë Epsom në një gjysmë kove me ujë të ngrohtë.
Lag  këmbët tuaja për 10 deri në 15 minuta. Për rezultate më të mira, bëjeni  këtë para se të shkoni në gjumë në mënyrë që ju nuk duhet të vishni çorape apo këpucë për disa orë.

–  Çaji i zi

Çaji i zi ka acid tannic që ndihmon për të vrarë bakteret që prodhojnë erë këmbe. Ajo gjithashtu ndihmon të ngushtoj poret në këmbët tuaja, duke zvogëluar sasinë e djersës në të cilat bakteret ushqehen.
Zieni dy qese çaj të zi në tre gota ujë të nxehtë. Shtoni gjysmë kove me ujë normal për të ulur temperaturën .
Futni këmbët tuaja në atë për 15 deri 20 minuta.
Bëni  këtë çdo ditë për rreth një javë.

–  Uthulla

Uthulla është e dobishme në shpëtimin e këmbëve nga era e keqe. Ajo krijon një mjedis në të cilin bakteret nuk mund të mbijetojnë. Ju mund të përdorni çdo lloj uthulle, sidomos uthull molle për këtë ilaç në shtëpi.
Përgatitni një përzierje të një gjysmë ene me uthull dhe gjashtë deri tetë gota ujë të nxehtë.
Futini këmbët tuaja në atë për 10 deri 15 minuta.
Në fund, lani këmbët tuaja me sapun për të hequr erën uthull.

–  Boraks

Boraks është një dezinfektues që vret bakteret që shkaktojnë erë.
Përzini një gjysmë filxhani me boraks dhe uthull në dy gota e ujit. Spërkatni brenda këpucët tuaja me të dhe shihni rezultatin.

–  Sheqeri medikal i njohur si “Sugar Scrub”

Heqja e lëkurës së vdekur gjithashtu do të ndihmojë në eliminimin e erës së këmbëve. Përdorimi i rregullt nga një aparati për të pastruar këmbët do të parandaloj formimin e baktereve.
Përzini sheqer, ujë të pastër dhe alkool i (91% ose më lart). Përdorni më shumë sheqer se sa ujë në mënyrë që të krijojë një përzierje e trashë. Sa i përket alkoolit, përdorin një të pestën e saj me ujë.
Pastroni këmbët tuaja me përzierjen, për 5 deri në 10 minuta për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe pastaj lani këmbët tuaja.
Bëni këtë  të paktën tri herë në javë.

–  Bimë aromatike (Sage)

Kjo bimë përmban acid tannic që ndihmon në zvogëlimin e djersitjes së këmbëve.
Vendos gjethe të kësaj bime brenda këpucëve dhe çorapeve tuaja. Ato do të thithin erën dhe të lënë më pas një aromë të këndshme.
Një tjetër mënyrë për të përdorur urtë është që të futni këmbët tuaja në të për rreth 15 minuta, ose pini një çaj të kësaj bime para se të shkoni në shtrat.

– Rrënja e Xhenxhefilit

Xhenxhefil është gjithashtu një zgjidhje efektive për erën e keqe të këmbëve, ajo pengon rritjen e baktereve dhe gjithashtu largon toksinat.
Bëni një pure nga një rrënjë xhenxhefil  me madhësi të mesme. Hidhni purenë në një gotë me ujë të nxehtë për 10 deri në 15 minuta.
Përdorni këtë materie për masazh të këmbëve tuaja çdo natë para se të shkoni në shtrat.
Përsëriteni procesin e përditshëm për dy javë për të marrë rezultate pozitive. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-menyrat-per-largimin-e-eres-se-keqe-te-kembeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala