10 mënyra të jesh në gjumë për 30 sekonda

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumë prej nesh kemi ç’rregullsi me gjumin. Këtu janë dhjetë mënyra se si të flesh brenda 30sekondave të cilat janë të vërtetuara shkencëtarisht.

  1. Lexo një libër në shtrat – njëra prej mënyrave më të njohura për të fjetur është të zbehësh dritat, dhe të lexosh brenda shtratit. Nuk është e nevojshme të jetë lexim intelektual, leximi i diqkaje që ty të duket e mërzitshme, ka shumë gjasa që të të çoj në gjumë.
  2. Vendos orar gjumi – vendosja e një orari të gjumit – një orar në të cilën ti e detyron veten të shkosh në shtrat çdo natë në një kohë të caktuar – mund të jetë shumë e dobishme. Kjo mënyrë jo vetëm se të forcon fizikisht, mirëpo ka edhe dobi të forta psikologjike.
  3. Ha ushqim dietal – të gjithë na e lavdërojnë dietën, mirëpo është e vërtetuar shkenctarisht se nëse e rrit dozën e frutave, perimeve, kjo të ndihmon për gjumë më të mirë, falë magnezit, kaliumit dhe disa mineraleve të tjera që gjendjen në këto ushqime.
  4. Mbaje dhomën të freskët – mundësi tjetër për gjumë më të shpejtë, është mbajtja e freskët e dhomës, mirëpo jo shumë të ftohtë. Vite të tëra të hulumtimeve kanë ardhur në përfundim se temperatura e trupit është i çelësi kyç për gjumë.
  5. Bëj ushtrime të lehta pra gjumit – relaksimi i trupit me ushtrime të lehta të ndihmon të flesh në kohë rekord.
  6. Meditimi – meditimi komandohet si një fashë për të gjitha sëmundjet, dhe në rastin tonë pamundësia për të fjetur. Meditimi të thellon mendjen dhe të ndihmon në gjumë të mirë.
  7. Pi qumësht të nxehtë – psikologët kanë thënë se pirja e qumështit të nxehtë ka efekt psikologjik, e cila të kthen në kohën e fëmijërisë kur fëmija para gjumëit thith gji.
  8. Largohu nga kafeina – njëra prej metodave më të mira për gjumëë është largimi na kafeina. Edhe pse largimi i saj është paska problematike, pasiqë ajo gjendet në qaj, çokollatë apo në kafe. Mirëpo për ata që kanë probleme me gjumë, është e domosdoshme të mundohen ti largohen asaj.
  9. Ndale elektronikën – kjo këshillë vlen për njerëzit modern. Është e nevojshme ti largosh nga vetja telefonat apo çfarëdo që të pengon gjatë kohës kur je në shtrat. Studime të shumta tregojnë që ngjyra e kaltër që vije nga ekrani, ndalon trurin nga relaksimi.
  10. Investo në perde të zeza – kjo është një investim me vend, pasi që largon të gjitha pengesat që mund të hynë në dhomën tënde. Nga dritat e veturave, e deri te problemet nga fqinjët.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-menyra-te-jesh-ne-gjume-per-30-sekonda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala