10 mënyra si ti larogojmë aknet ?

Autori:Avdyl Pajaziti

 

  • Mbaje fytyrën të pastër. Pa marrur parasysh a ke apo nuk ke akne, është e rëndësishme ta pastrosh fytyrën dy herë në ditë, për ti larguar papastërtitë, qelizat e vdekura të lëkurës, yndyrën e tepërt në fytyrë. Por pastrimi më shumë se dy herë, jo medoemos është e shëndetshme, mund të jetë më e dëmshme sesa e shëndetshme.
  • Ruaju nga thatësia. Shumë prej produkteve për akne përmbajnë përbërës nga e cila thahet lëkura, pra gjithmonë përdori ato të cilat nuk e thajnë lëkurën.
  • Përdor produkte speciale. Bëhet fjalë për produkte që përmbajnë peroksid benzoyl, oksid salicili, acid glikolik apo acid laktik.
  • Përdor makijazh me masë. Në qoftë se përdor makijash, ruaju nga pudra. Por, në qoftë se përdor makijash, në fund të ditës hiqe atë. Në qoftë se ke mundësi, përdor kozmetikë pa yndyrë.
  • Kujes se me çfarë i lyen flokët. Largoju aromave, yndyrërave, pomadave, apo xheleve në flokë. Në qoftë se ato kontaktojnë me fytyrë, atëherë i bllokojnë poret e lëkurës dhe e irritojnë atë.
  • Mbai duart larg fytyrës. Mundohu të largohesh nga prekja e shpeshtë e fytyrës me duar. Jo vetëm që shpërndan bakterie, por gjithashtu mundesh ta irritosh lëkurën.
  • Largohu nga dielli. Rrezet ultraviolete të diellit mund shkaktojnë pezmatim dhe e bëjnë lëkurën e kuqe. Disa prej produkteve të akneve mund ta bëjnë lëkurën më të ndieshme në raport me rrezet e diellit.
  • Ushqeje lëkurën. Shumë prej ekspertëve se disa ushqime të caktuara, si çokollata, nuk shkakton puçrra. Por, duhet të kemi kujdes nga ushqimet e yndyrshme, dhe ti zëvendësojmë ato me fruta dhe perime
  • Ushtro çdo dit. Ushtrimet ditore bëjnë mirë për komplet trupin tënd, duke përfshirë lëkurën. Kur ushtron, largohu nga rrobat e shumta dhe pajisjeve të ushtrimeve, me të cilat po ta prekësh lëkurën shkakton irritim. Menjëherë pas ushtrimeve, bëj dush.
  • Qetësohu. Disa studime lidhin stresin me shkaktimin e puçrrave apo akneve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-menyra-si-ti-larogojme-aknet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala