10 mënyra si të ruhemi nga helmimi në ushqim

Helmimi nga ushqimi shpesherë është problem i dhimbshëm dhe mund të jetë edhe problem që rrezikon jetën. Pasojat e saj mund të jenë barkqitja e përgjakshme dhe dehidrimi.
Është shumë rëndësishme që të mirren masa preventive nga ky helmim. Këto janë disa prej masave mbrojtëse nga ky helmim.
Preventivat e përgjithshme:
- Sigurohu që ushqimet nga burimet e kafshëve (mishi,vezët dhe djathi) janë të pergaditura mirë dhe të pasterizuara. Përdor termometër për të kontrolluar temperaturën e ushqimit.
- Largohu nga ushqimet e papjekura mirë. Shiko datën e skadimit në mish dhe vezë para blerjes.
- Me kujdes pregadit peshkun.
- Kujdesu që lëngjet të pikin nga mishi i papjekur në ushqimet e tua.
- Mos i le ushqimet e ndjeshme për kohë të gjatë në temperaturën e dhomës.
- Laji shpesh duart, dërrasën e prerjes së ushqimit, dhe enët me sapun antibakterial.
- Ushqeje fëmijën me gji në qoftë se është e mundshme.
- Në qoftë se je i sëmurë me barkqitje apo vjellje, mos përgadit ushqim për të tjerët.
- Ata që janë në rrezik si gratë shtatzëna, njerëzit me sistem imunitar të dobët duhet gjithashtu të kenë kujdes nga djathrat e butë.