10 mënyra si të jesh i dashur tek ata që bën biznes

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Këtu janë disa prej mënyrave se si të bëhesh më i pëlqyer në aspektin personal dhe profesional.

  1. Forcoje faktorin e besueshmërisë – kultivoje një reputacion që përfshinë besueshmërinë. Kur klientët të vendosin se me kë të bëjnë biznes, ata e pyesin vetveten, “A është i besuar personi me të cilin dua të bëj biznes?”
  2. Trego ndjeshmëri – përpjekja dhe triumfi i jetës tënde varen se sa tregohesh i ndjeshëm me të tjerët. Ndjeshmëria nuk nënkupton që ti të pajtohesh me opinionet e të tjerëve. Në mënyrë të mirë mund të pajtohesh për tu mos u pajtuar, mirëpo në mënyrë duke ia ruajtur ndjenjat tjetrit.
  3. Bëhu i sigurt – ndërmarrësit që janë konsistent dhe të sigurt do të fitojnë kontrata dhe do të fitojnë lidhje afatgjate. Klientët duhet të dijnë se mund të llogarisin në ty për ta kryer punen me siguri.
  4. Thuaje të vërtetën – duket e thjeshtë dhe e lehtë përderisa nuk je i rrethuar me probleme. Kur ballafaqohesh me zgjidhje, gjithmonë zgjidh ndershmërinë mbi mashtrimin. Ndershmëria është bërë një trajtim i rrallë në botën e biznesit.
  5. Bëj pyetje – trego kuriozitet të sinqertë për jetët e të tjerëve. Bëj pyetje të hapura të cilat fillojnë me “më trego…”, pastaj me vëmendje dëgjoj përgjigjet. Do të zbulosh më shumë rreth klientëve të tu, kolegët apo nga shokët duke dëgjuar me efikasitet.
  6. Ji mendjehapur – kur i gjykon të tjerët ashpër apo merresh me thashetheme, i ke hapur dyert negativitetit në jetën tënde. Merri në konsideratë mendimet e të tjerëve para se ti refuzosh ato. Kur tregohesh për të tjerët se je i hapur, i pranueshëm dhe i sjellshëm, i tërheq ata më shumë.
  7. Trego lidhshmëri – gjuha trupore flet më shumë sesa fjalët e tua. Disa gjeste, si kryqëzimi i duarve, apo futja e duarve në gjep, mund të bëjnë të dukesh i tërhequr nga situata. Kur flet me dikënd, hapu. Në mënyrë të vazhdueshme bëj kontakte me sy, buzëqesh dhe lëvize kokën në rastë kur duhet.
  8. Perfeksionoje përshtypjen e parë – çdokush krijon gjykim të menjëhershëm për njerëzit që sapo i takon. Për të dhënë një përshtypje të parë të mirë, nxjerr në pah, profesionalitetin dhe karakterin tënd.
  9. Bëhu falënderues – është shumë mirë të njihesh për arritje dhe punë. Mirëpo, mos harro ti përmendësh ata që të ndihmuan gjatë kësaj rruge. Mos u trego monopolistik, por përmend ata që të kanë ndihmuar.
  10. Mbaji mend emrat – nuk ka mënyrë më të mirë për krijimin e lidhjeve me dikë më shumë sesa të ia mbash mend emrin. Kaq thjesht, veprim i fuqishëm, i bën të tjerët të ndihen të respektuar dhe të çmuar, gjë që ndihmon në lidhjen profesionale në mes veti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-menyra-si-te-jesh-i-dashur-tek-ata-qe-ben-biznes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala